Vajza e Bekim Jasharajt diplomon si arkitekte: Dëshira i kishte nisur duke shikuar kullat e babës Shaban

Vajza e Bekim Jasharajt diplomon si arkitekte: Dëshira i kishte nisur duke shikuar kullat e babës Shaban

Bekim Jashari ka njoftuar se vajza e tij, Feridja, sot ka diplomuar kështu edhe ka marrë titullin arkitete. Jashari thotë se Feridja, dëshirën për t’u bërë arkitekte e kishte nisur qysh në fëmijëri duke shikuar kullat e babës Shaban. Postimi i plotë: Feridja jonë, që trashëgon emrin e nanes nga sot mori titullin arkitekte, si […]

Jashari thotë se Feridja, dëshirën për t’u bërë arkitekte e kishte nisur qysh në fëmijëri duke shikuar kullat e babës Shaban.

Postimi i plotë:

Feridja jonë, që trashëgon emrin e nanes nga sot mori titullin arkitekte, si një studente e dalluar në kolegjin UBT, duke na bërë të lumtur dhe krenar gjithë familjen tonë.

Dëshirën për t’u bërë arkitekte e kishte nisur qysh në fëmijëri duke shikuar kullat e babës Shaban.

Duke imagjinuar luftën dhe heroizmin e zhvilluar në to ajo vendosi që të bëhet arkitekte me ëndrren e saj për të ri-ndërtuar gjithçka që ishte shkatërruar në emër të Lirisë dhe Pavarësisë që sot e gëzojmë.

Si fëmiu i parë i lindur pas luftës heroike dhe rënies së familjes, Feridja u rrit dhe u edukua duke marrë frymëzim nga të rënët e familjes, angazhimi në studime ishte i jashtëzakonshëm por puna dhe përkushtimi i saj sot u kurorëzua me titullin arkitekte.

Këtë moment të rëndësishëm për të dhe familjen tonë nuk arritën ta përjetojnë babushi, nana, vëllezerit dhe motrat por lufta dhe heroizmi i tyre bëri që sot Feridja dhe të rinjtë e vendit tonë të jetësojnë ëndrrat dhe planet e tyre profesionale në Kosovën e Lirë.

Urime diplomimi vajza jonë e dashur, të urojmë shumë suksese në ushtrimin e profesionit dhe rrugëtimin tend jetësor.

Në çdo hap do të na kesh afër dhe në mbështetje të plotë.

Faleminderit për këtë lumturi të pafund që na ofrove sot dhe çdo ditë tjetër!

Sot në këtë ditë të veçantë takova rektorin e UBT-së, prof. dr. Edmod Hajrizi, të cilit në shenjë falënderimi e mirënjohje ia dhurova një pikturë me figurën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe babushit Hamëzes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?