The New York Times publikon përgjimet e ushtarëve rusë: Putin është i çmendur, kemi urdhër për të vrarë civilë

The New York Times publikon përgjimet e ushtarëve rusë: Putin është i çmendur, kemi urdhër për të vrarë civilë

Më shumë se 4 mijë përgjime të thirrjeve telefonike të ushtarëve rusë në Kiev janë siguruar nga gazeta amerikane The New York Times, shkruan Periskopi. Në njërën prej tyre ndëgjohet një ushtar duke i thënë të dashurës së tij se ka ka marrë urdhëra për të “vrarë çdokënd që i del përpara”, teksa hetuesit e […]

Në njërën prej tyre ndëgjohet një ushtar duke i thënë të dashurës së tij se ka ka marrë urdhëra për të “vrarë çdokënd që i del përpara”, teksa hetuesit e Kombeve të Bashkuara po hetojnë Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainës.

Një ushtar rus në Kiev rrëfeu gjatë një bisede telefonike se komandanti i tij kishte urdhëruar ushtarët që të vrisnin civiliët ukrainas për të mos zbuluar lokacionin e tyre, e që është një krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar, shkruan Yahoo.

Kjo thirrje ishte vetëm një nga shumë thirrjet telefonike të kryera në mars në mes të ushtarëve rusë- thirrje që janë përgjuar në rajonin Buça- një rrethinë e Kievit ku ishin masakruar civilët. Gazeta amerikane The New York Times i morri këto incizime, të cilat pastaj i verifikoi dhe i përktheu.

Thirrjet nxorrën në pah realitetin e zymtë me të cilin ushtarët rusë po përballeshin në javët e para të luftës në Ukrainë, luftë që filloi në fund të shkurtit. Raporti i The New York Times dokumentoi ushtarët teksa ata po i rrëfenin nënave dhe të dashurave të tyre disa prej mizorive që at kishin parë dhe që kishin marrë pjesë.

Gjatë një bisede me të dashurën e tij, një ushtar rus i identifikuar vetëm sipas emrit të tij, Sergey, tha se komandanti i tij kishte dhënë urdhër për dërgimin dhe ekzekutimin e civilëve ukrainas në male.

“Ata na thanë se përreth nesh ka shumë civilë dhe na urdhëruan të vrasim çdokënd që shohim”, tha Sergey, raporton The New York Times.

“Pse dreqin duhet të bëhet kjo?”, kishte pyetur e dashura e tij.

“Sepse ata mund t’i zbulojnë lokacionet tona. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”, ishte shprehur Sergey. “Vritni të gjithë civilët që kalojnë pranë jush dhe dërgoni në male… Unë tashmë jam bërë një vrasës, prandaj nuk dua të vrasë më shumë njerëz, sidomos ata që më duhet t’i shikoj në sy”.

Sipas Gjykatës Ndërkombëtare, vrasja e civilëve është një krim lufte.

“Ne i kapëm ata dhe i zhveshëm dhe pasataj i kontrolluam rrobat e tyre dhe pastaj duhej të merrej një vendim nëse do të liroheshin”, tha Sergey. “Nëse i linim të lirë, ata mund të zbulonin vendndodhjen tonë… kështu që u vendos t’i vrisnim në pyll”.

Kur e dashura e tij e kishte pyetur se pse ata nuk po merreshin si të burgosur, Sergey ishte përgjigjur: “Ne do të duhej t’i ushqenim ata dhe ne nuk kishim ushqim të mjaftueshëm as për veten, kupton?”, ishte përgjigjur ushtari rus.

Në anën tjetër, presidenti amerikan, Joe Biden, kishte akuzuar më parë presidentin rus, Vladimir Putin, për kryerjen e gjenocidit në Ukrainë. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?