Telashet me marrëveshjen për energji, ZRRE vërejtje KEDS’it dhe Elektroseverit

Telashet me marrëveshjen për energji, ZRRE vërejtje KEDS’it dhe Elektroseverit

Çështja e energjisë në Veri vazhdon të jetë temë edhe pas arritjes së marrëveshjes Kosovë Serbi. Beogradi e ka aktualizuar këtë temë me raportin për bisedimet që u debatua në Kuvendin e Serbisë. Ata thonë se KEDS nuk ia ka dorëzuar ende marrëveshjen komerciale Elektroseverit, metë cilën këto dy kompani do t’i definonin raportet afariste […]

 

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) i ka thënë Gazetës Express, të martën se pret që KEDS t’ia dërgojë kompanisë “Elektrosever”  edhe marrëveshjen komerciale.

Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar nga kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, thuhet se “kompania Elektosever do të merret me faturimin e energjisë për qytetarët e katër komunave veriore”.

Por në marrëveshje parashihen edhe një varg obligimesh së ZRrE-së, KEDS, KESCO dhe KOSTT, po ashtu obligime ka edhe “Elektroseveri”.

ZRre, në përgjigjen dhënë gazetës tregon se ka pasur komunikim në mes të gjitha palëve, duke pretenduar se një sërë obligimesh janë kryer me sukses.

“KEDS, KESCO dhe KOSTT kanë pasur komunikime të vazhdueshme me Elektrosever për sa i përket përmbushjes së obligimeve që dalin nga vendimi i Bordit  të ZRRE-së. KOSTT ka dërguar me kohë tek Elektrosever të gjitha marrëveshjet e domosdoshme teknike për të operuar në tregun e energjisë në Kosovë, siç janë: Marrëveshjen për Aderim në Rregullat e Tregut dhe Marrëveshjen mbi detyrimet e balancimit. Ndërsa KEDS ka dorëzuar marrëveshjen e Kyçjes, pritjet janë që KEDS të dërgojë tek Elektrosver edhe marrëveshjen komercialë për ofrimin e shërbimeve”, thuhet në përgjigje.

Obligimet e përshkruara në Vendim te ZRRE-së janë pjesë e Marrëveshjes për Energji e vitit 2013 dhe Konkluzioneve të Lehtësuesit të BE-së mbi Implementimin e Marrëveshjes për Energji  të vitit 2015, dhe Udhërrëfyesit të zbatimit të Marrëveshjeve të Energjisë të nënshkruar në Bruksel.

Por as kompania ‘Elektorsever”, sipas ZRRE-së nuk i ka kryer të gjitha obligimet.

Rrjedhimisht ka paralajmëruar masa ligjore nëse nuk i përmbahen marrëveshjes, pasi ZRRE është e autorizuar për dhënies e liçencës – gjë të cilën e ka bërë muaj më parë.

“Pavarësisht progresit të punëve sipas afateve nga KOSTT, KEDS dhe KESCO në finalizimin e marrëveshjeve të sipërpërmendura është vërejtur se ka  ngecje në finalizimin e tyre nga Elektrosever. Sa i përket finalizimit, ne rast se nuk përmbushen kërkesat siç janë të përshkruara ne vendimin e ZRRE-së pas 100 ditëve nga data e lëshimit të Licencës për furnizim, ZRRE-ja do te ndërmerr të gjitha veprimet ligjore sipas legjislacionit në fuqi, në pajtim me pikën 8 të Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë, e datës 21.06.2022”, thuhet nga ZRRE.

Problemi i rrymës me serbët e Veriut ka bërë që me vite rryma e tyre të paguhet nga kuleta e shtetit.

E kuleta e shtetit mbushet kryesisht me paratë e qytetarëve jashtë pjesës veriore. Kjo ka shkaktuar edhe kritika.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, marrëveshjen e qershorit e kishte cilësuar të suksesshme, duke thënë se rryma e shpenzuar nga serbët do të faturohet.

Kosova edhe ashtu po përballet me krizë energjetike, deri në situatën ku ndërprerje të rrymës ka pasur edhe gjatë dy javëve të gushtit – periudhë ku konsumi i energjisë nuk është i lartë.

Në këtë kohë është kërkuar implementimi i marrëveshje me “Elekrosever”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?