Suedia zbulon rrjedhjen e katërt në gazsjellësin rus Nord Stream 2

Suedia zbulon rrjedhjen e katërt në gazsjellësin rus Nord Stream 2

Suedia ka gjetur një tjetër rrjedhje në gazsjellësin rus, duke u bërë i katërti me radhë që zbulohet brenda kësaj jave. Danimarka dhe Suedia raportuan para disa ditësh për rrjedhje të gazit në gazsjellësat Nord Stream 1 dhe 2, duke alarmuar autoritetet për mundësi të një sulmi të qëllimshëm nga Rusia. Madje, BE tha se […]

Suedia ka gjetur një tjetër rrjedhje në gazsjellësin rus, duke u bërë i katërti me radhë që zbulohet brenda kësaj jave.

Danimarka dhe Suedia raportuan para disa ditësh për rrjedhje të gazit në gazsjellësat Nord Stream 1 dhe 2, duke alarmuar autoritetet për mundësi të një sulmi të qëllimshëm nga Rusia.

Madje, BE tha se këto rrjedhje ishin shkak i sabotazhit rus.

Mirëpo, Rusia mohoi këto pretendime dhe i quajti si ‘të parashikueshme dhe absurde’.

Roja bregdetare suedeze njofton se ka gjetur rrjedhjen e katërt në Nord Stream 2, shumë afër rrjedhjes së madhe të gjetur më herët në gazsjellësin Nord Stream 1, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më parë, BE ka akuzuar Rusinë për shfrytëzimin e furnizimit të gazit si armë kundër Perëndimit, për shkak të përkrahjes së tij për Ukrainën.

Kurse, Norvegjia tha se do të vendosë ushtrinë e saj që të mbrojë instalimet e gazit dhe naftës.

Ndonëse, asnjë nga gazsjellësit nuk po transporton gaz momentalisht, edhe pse të dy ata janë të furnizuar me gaz.

Nord Stream 1 shtrihet në hapësirë prej 1200 km nën Detin Baltik nga bregu rus afër Shën Petersburg-ut deri në verilindje të Gjermanisë. Kurse, gazsjellësi tjetër Nord Stream 2, ka ndaluar transportimin e gazit pasi filloi agresioni rus në Ukrainë në muajin shkurt.

Mirëpo, seizmologët raportuan për shpërthime nëndetare para se të ndodhin rrjedhjet. Komanda daneze e mbrojtjes ka publikuar pamje të rrjedhjeve që shkaktuan fluska mbi Detin Baltik, ku më e madhja kishte diametër prej 1 km.

“S’ka asnjë dyshim që këto ishin shpërthime”, tha Bjorn Lund nga Qendra Kombëtare e Seizmologjisë në Suedi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?