Skepticizmi i Holandës për liberalizimin e vizave për Kosovën, kryediplomati çek tregon detaje nga biseda me Ministrin e Jashtëm holandez

Skepticizmi i Holandës për liberalizimin e vizave për Kosovën, kryediplomati çek tregon detaje nga biseda me Ministrin e Jashtëm holandez

Kryediplomati çek Jan Lipavský në një konferencë për media në Prishtinë ka dhënë mbështetjen e Qeverisë së tij për procesin e liberalizimit të vizave. Lipavský ka thënë se vizita e tij në Prishtinë vjen pikërisht në kohën kur Republika Çeke e ka presidencën e BE-së dhe se një nga prioritetet e tyre është Ballkani Perëndimor […]

Lipavský ka thënë se vizita e tij në Prishtinë vjen pikërisht në kohën kur Republika Çeke e ka presidencën e BE-së dhe se një nga prioritetet e tyre është Ballkani Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Ministri i Jashtëm çek është shprehur se se për çështjen e vizave duhet edhe pak punë, por se siç tha ai “janë në rrugë të drejtë që gjejnë përkrahje politike që ky proces të përfundojë.

Ai tha se presidenca çeke është duke punuar në këtë drejtim dhe se pritjet e tij janë të larta.

Lipavský tha se nuk mund të japë datë në lidhje për këtë proces, por ka konfirmuar se ka kërkuar edhe qëndrimin e Holandës e cila është një nga shtetet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kryediplomati çek ka thënë se Ministri i Jashtëm i Holandës i ka thënë se do të rishikojnë së pari aspektet teknike për të marrë vendim në aspektin politik.

“Është proces i cili përbëhet nga aspektet teknik dhe që vendimet politike. BE-ja shumë shpejt do të rishikojë çështjet teknike.

“Është e vështirë të parashikojmë datën. Pritjet e mia nga vendimet politike janë shumë të larta. Është shumë e lartë në agjendën tonë politike. Unë e kam kërkuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës për pozicionin e tij. Ai ka thënë se do të rishikojnë aspektet teknike, dhe pastaj do të vendosin për aspektin politik”, u shpreh ai.

Pritet që tema e liberalizimit të vizave për Kosovën të jetë në tryezë në vjeshtë sapo Komisioni Evropian të finalizojë versionin e përditësuar të raportit vjetor.

Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, nga Komisioni Evropian kanë thënë se “u takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ta çojnë përpara çështjen e liberalizimit të vizave”, dhe se KE i inkurajon ato që të vazhdojnë tutje me këtë proces.

Nga KE kanë bërë të ditur për Reporteri.net se edhe këtë vit do të prezantojnë raportin të shoqëruar me një përditësim teknik për çështjen e liberalizimit të vizave, dhe se aktualisht po punohet në këtë përditësim, i cili sipas KE-së është vetëm “një dokument teknik që paraqet gjendjen e përditësuar që lidhet me standardet e liberalizimit të vizave për ta mbështetur në Këshill”.

Nga KE kanë konfirmuar se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave dhe se nuk ka ndonjë kusht të ri për të ecur përpara me këtë proces.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?