Serbët provokojnë sërish, përurojnë sheshin me me flamur gjigant afër urës së Ibrit

Serbët provokojnë sërish, përurojnë sheshin me me flamur gjigant afër urës së Ibrit

Serbët e veriut sërish kanë provokuar duke përuruar sot krejt afër urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, sheshin “Vëllezërit Milic”, të cilët humbën jetën gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Në këtë shesh përveç përmendores së ndërtuar, serbët kanë vendosur edhe flamurin e Serbisë me dimensione gjigante i cili tash e tutje do të […]

Në këtë shesh përveç përmendores së ndërtuar, serbët kanë vendosur edhe flamurin e Serbisë me dimensione gjigante i cili tash e tutje do të qëndrojë në këtë vend, e që qytetarët shqiptarë nga jugu po e shohin si provokim.

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Borisllav Tajiq, duke e quajtur aksionin e NATO-s si të keqe të paskrupullte, ka pranuar humbjen e Kosovës nga Serbia.

Tajiq: U vu në pyetje humbja e territorit

“Të përballur në Kosovë me të keqen e paskrupullte të aksionit ajror të NATO-s në tërë territorin e atëhershëm të Jugosllavisë, duke përdorur forcën, dhe duke mos marrë parasysh të drejtën dhe drejtësinë, është vënë në pyetje humbja e territorit dhe njerëzve, zhdukja e shtetit serb, lirisë, nderit, shpirtit serb, si dhe emrit dhe mbiemrit serb”, ka thënë Tajiq.

Ndërkaq, Aleksandar Spiric, kryetari i komunës paralele në veri të Mitrovicës, ka porositur se deri sa të ekzistojë edhe vetëm një serb në Mitrovicë, heronjtë e tyre do të kujtohen.

Spiric: Do të kujtojmë heronjtë tanë

“Nga ky shesh porosis se derisa edhe vetëm një serb ndodhet në Mitrovicë, do të jetojnë heronjtë tanë”, theksoi Spiric.

Ndryshe, në këtë ceremoni përveç qytetarëve, morën pjesë edhe përfaqësues të shtetit të Serbisë, deputetë serbë të Kuvendit të Kosovës, ministri Goran Rakic, kryetarë të komunave veriore, si dhe përfaqësues të institucioneve paralele në veri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?