Sektorit publik i dalin rrogat këtë muaj pa shtesën prej 50 eurove

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se shtesa prej 50 euro për sektorin publik nuk do të dalë në këtë pagë, por në muajin e ardhshëm. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar pako për përballje me inflacionin, e cila ishte prezantuar para disa javëve, ku Murati ka njoftuar se pagat janë procesuar. […]

Ai gjatë mbledhjes së qeverisë ka thënë se të gjithë ata që kanë punuar me orar të plotë, u janë procesuar pagat por pa shtesën 50 euro.

Ai ka prezantuar pikat për shtesa çdo muaj deri në fund të vitit për punëtorët e sektorit publik.

“Në kuadër të masës 3,6, të gjithë punonjësit e sektorit publik, të cilët kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në një mijë e euro, e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Por, meqenëse vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar, shtesa e muajit shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor. Pra, në muajin tetor do të marrin shtesat edhe për muajin shtator dhe pastaj për nëntor e dhjetor do të vazhdojë normal”, ka deklaruar Murati.

Pako e miratuar ka vlerën prej 150 milionë euro, ku parasheh subvencionimin e faturave të energjisë, dyfishim të pensioneve, mbështetje për studentët në muajin nëntor e shtesa për sektorin publik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?