Rusia e shkarkon zëvendësministrin e Mbrojtjes

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov, është shkarkuar nga detyra dhe është transferuar në “një post tjetër”, tha ministria e Mbrojtjes në Moskë më 24 shtator. Ai do të zëvendësohet nga gjeneral-kolonel, Mikhail Mizintsev, i cili më parë mbante postin e kreut të Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë. Ushtria ukrainase tha se […]

Ai do të zëvendësohet nga gjeneral-kolonel, Mikhail Mizintsev, i cili më parë mbante postin e kreut të Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë.

Ushtria ukrainase tha se Mizintsev udhëhoqi rrethimin e portit të Mariupolit, gjë që i dha atij pseudonimin “kasapi i Mariupolit”.

Mariupoli u pushtua nga Rusia në fund të majit, pasi pjesa më e madhe e qytetit u shndërrua në gërmadha dhe mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit.

Udhëheqja ushtarake ruse nën drejtimin e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, është kritikuar së fundmi në qarqe të afërta me Kremlinin, raporton Radio Evropa e Lirë.

Rreth dy javë më parë, ushtria ruse ishte tërhequr nga rajoni lindor i Ukrainës, Harkiv, nën presionin e një kundërofensive ukrainase.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina ka rikthyer mbi 6.000 kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga forcat ruse.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?