Rohde: Asociacioni duhet të krijohet, jo Republikë serbe, ka modele europiane

Rohde: Asociacioni duhet të krijohet, jo Republikë serbe, ka modele europiane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se Kosova në Bruksel e ka marrë për obligim ta miratojë  Asociacionin e Komunave Serbe. Por thotë se Asociacioni i Komunave nuk duhet të fokusohet si një republikë serbe. Ai ka theksuar se ky asociacion duhet të jetë konform Kushtetutës së Kosovës. Por sipas tij zbatimi […]

Por thotë se Asociacioni i Komunave nuk duhet të fokusohet si një republikë serbe.

Ai ka theksuar se ky asociacion duhet të jetë konform Kushtetutës së Kosovës. Por sipas tij zbatimi është obligim

“Kuvendi e ka ratifikuar atë”, thotë ai duke e ripërsëritur qënrimin e Gjermanisë.

“Besoj janë më shumë se dhjetë intervista ku unë kam folur për këtë temë, prandaj edhe këtu po them atë që shpesh e kam përsëritur. Pak më parë përmenda Marrëveshjen e Brukselit për njohjen e kartave të identitetit. Ne e kemi bërë të qartë se edhe njohja e targave të makinave, është në harmoni me marrëveshjet e arritura në Bruksel gjatë procesit të dialogut. Mirëpo, me marrëveshjen e Brukselit, Kosova ka marrë për obligim edhe themelimin e Asociacionit të komunave serbe, prandaj ne presim që edhe kjo marrëveshje të zbatohet në praktikë”, ka thënë ai për Radio Kosovën.

“Natyrisht, në harmoni me Kushtetutën kosovare dhe natyrisht që Asociacionit të mos fokusohet si një republikë serbe. Në Evropë ka shumë modele sipas të cilave mund të bësh zgjidhjen së problemeve të tilla dhe ne presim nga Qeveria kosovare që ti qaset zgjidhjes së këtij problemi, pra të themelojë Asociacionit, që është një obligim i ratifikuar edhe nga Parlamenti i Kosovës”, ka deklaruar ai.

Asociacioni i Komunave Serbe ishte nënshkruar në vitin 2015, por është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Për ta kundërshtuar atë ishin organizuar edhe protesta opozitare.

Albin Kurti që iu printe atyre, tash kryeministër i Kosovës ka thënë se “asociacion një etnik nuk do të ketë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?