Rikthehet vëmendja tek Kodi Civil

Rikthehet vëmendja tek Kodi Civil

Në Qeveri dhe në Kuvend brenda këtij viti do të vie edhe një herë për votim Kodi Civil. Zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë thënë se puna më e madhe e ekspertëve po bëhet rreth nenit që ka të bëjë me martesat e të njëjtës gjini. Avokati i Popullit ka paralajmëruar se do t’i drejtohet […]

Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë shfaqur shpresën se gjatë këtyre muajve të mbetur të këtij viti, do të finalizojnë Kodin Civil në ekzekutiv e më pas edhe në legjislativ.

Në këtë dokument janë duke u bërë ndryshimet nga ekspertët, derisa fokusi më i madh është tek ndryshimi i nenit 1138, që ka të bëjë me lejimin e martesës së personave të të njëjtit seks.

“Deri tani është gjithçka duke u punuar në atë drejtim që ky projekt-kod të jetë në tërësi në frymën kushtetuese, me një fokus të veçantë tek neni 1138, i cili po ashtu është duke u konsultuar që të jetë gjithçka në përputhshmëri me të drejtat dhe liritë e njeriut”, tha Flamur Pireva – Këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë.

Ai shprehet i bindur se pas ndryshimeve do të marrë mbështetjen edhe të deputetëve të shumicës, që në lexim të parë e kishin kundërshtuar projekt-Kodin Civil.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit Naim Qelaj e ka vlerësuar Kodin Civil si dokument shumë të rëndësishëm që do i ndihmojë qytetarët në drejtësi.

Ai ka shprehur kundërshtimin me përmbajtjen e nenit ku përcaktohet bashkëjetesa civile, ndërsa ka parlajmëruar se të njëjtin do ta dërgoj për komente në Kushtetuese.

“Zgjidhja nuk është ajo që ne e kemi propozuar. Unë edhe në komentet e dërguara në opinionin që kam nxjerrë dhe në debate me zyrtarët, kam qëndruar dhe kam qenë shumë konsistent në qëndrimin tim. Norma kushtetuese duhet të bartet në ligj e plot, ashtu siç është dhënë. E jo të lihet një zgjidhje e mëvonshme sepse ajo është vetëm një shtyrje e jo zgjidhje e problemit”, deklaroi Naim Qelaj – Avokat i Popullit.

Edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se hartimi i Kodit Civil është një ndër iniciativat më të mëdha të Republikës së Kosovës në sistemin e drejtësisë, ndërsa ka kritikuar partinë në pushtet që nuk ka arritur të miratojë në lexim të parë këtë ligj.

“Përderisa Kodi Civil fatkeqësisht është prolonguar dhe nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës për një dispozitë që ndërlidhet me një të drejtë kushtetuese, është për të ardhur keq që partia në pushtet nuk ka qenë gjendje të komunikojë, të bashkëbisedojë me deputetët e saj për t’iu kumtuar rëndësinë e këtij kodi. Përderisa një e drejtë është e garantuar me kushtetutë, në bazë të asaj që përcaktojnë ligjet, aktet normative do të duhej që e njëjta të sigurohet pastaj përmes një ligji përkatës”, tha Ehat Miftaraj – Drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Nga 1630 nene sa ka ky projekt-kod, diskutimi më i madh është bërë për atë që lejon “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta”.

Por, kjo ishte konsideruar se nuk ofron barazi në të drejtën për martesë.

Projekt-Kodi Civil nuk arriti të miratohet në mars të këtij viti. Nga 120 deputetë, vetëm 77 prej tyre ishin të pranishëm, nga ta 29 votuan kundër, 28 për, 16 nuk votuan fare dhe katër abstenime. /Gazeta10

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?