Putin ndryshon ’emrin’ e luftës në Ukrainë: Nuk do quhet më ‘operacion special ushtarak’

Putin ndryshon ’emrin’ e luftës në Ukrainë: Nuk do quhet më ‘operacion special ushtarak’

Pas referendumit në Ukrainë, Rusia duket se ka në plan të ndryshojë emrin e luftës në Ukrainë. ‘Operacioni special ushtarak mund të bëhet një operacion anti-terrorist pas  referendumeve të fundit’ – tha kreu aktual i Krimesë, Sergey Aksyonov. Operacioni ushtarak special do të bëhet efektivisht një operacion anti-terrorist në rast të pranimit të rajoneve Zaporozhias […]

‘Operacioni special ushtarak mund të bëhet një operacion anti-terrorist pas  referendumeve të fundit’ – tha kreu aktual i Krimesë, Sergey Aksyonov.

Operacioni ushtarak special do të bëhet efektivisht një operacion anti-terrorist në rast të pranimit të rajoneve Zaporozhias dhe Khersonit në Rusi, deklaroi ai.

“Një pikë e caktuar pa kthim do të kalohet së shpejti. Marrja e një statusi të ri për territoret e çliruara do t’i japë fund pasigurisë. Ato do të bëhen rajone të plota të Federatës Ruse. Dhe ne nuk do të kryejmë efektivisht një operacion special por një operacion anti-terrorist në territoret tona”, tha Aksyonov në kanalin e tij në Telegram këtë hënën.

Duke folur për referendumet në Donbas dhe territoret e çliruara, ai shprehu gjithashtu mendimin e tij se “populli i [këtyre] rajoneve ka vendosur prej kohësh për zgjedhjen e tyre legjitime”.

Referendumet për pranimin në Rusi të këtyre rajoneve mbaruan ditën e djeshme pasi u zhvilluan për 4 ditë nga data 23-27 shtator.

Ditën e premte, presidenti rus Vladimir Putin pritet të dalë në një deklaratë publike gjatë të cilës do të adresojë zyrtarisht rezultatet e referendumeve si dhe drejtimin që do të marri Rusia në vazhdim.

Në Sheshin e Kuq të Moskës, është ngritur një tribunë me ekrane gjigante, video, e billborde që lexojnë “Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson – Rusi!”

Putini pritet të shpallë aneksimin e territorit të Ukrainës brenda ditës së premte, vetëm disa ditë pasi ai kërcënoi se pas pranimit të këtyre rajoneve si pjesë e ‘Nënës Rusi’, ai do të mbronte Rusinë me armë bërthamore nëse do të ishte e nevojshme.

“Rezultatet janë të qarta. Mirë se vini në shtëpi, në Rusi!”, tha Dmitry Medvedev, ish-presidenti që shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në Telegram, pas publikimit të rezultateve ditën e sotme.

Autoritetet e mbështetura nga Rusia pretendojnë se i kanë kryer referendumet gjatë 5 ditëve në territorin që përbën rreth 15% të Ukrainës.

Disa nga banorët që u arratisën në territoret e kontrolluara nga ukrainasit ditët e fundit, kanë treguar për njerëz që janë detyruar të shënojnë fletët e votimit në rrugë nga zyrtarë të pajisur me armë edhe pse e kundërta pretendohet nga pala pro-ruse./Euronews/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?