Philips: Asociacioni i panevojshëm, por s’duhet të bëhet pengesë për mbylljen e negociatave

David Philips, drejtori i programit për paqen dhe të drejtat e njeriut në institutin respektiv në Universitetin e Columbias tha se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është i panevojshëm. Megjithatë, Philips thotë se asociacioni nuk duhet të bëhet pengesë për mbylljen e negociatave. “Është e panevojshme të krijohet Asociacioni i Komunave […]

Megjithatë, Philips thotë se asociacioni nuk duhet të bëhet pengesë për mbylljen e negociatave.

“Është e panevojshme të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe. Hashim Thaçi nuk duhej ta kishte pranuar dhe Parlamenti nuk duhej ta kishte miratuar. Por tani është e rëndësishme që të mos kthehet në pengesë për të përfunduar negociatat. Prandaj, krijimi i Asociacionit duhet të përfundojë dhe të bëhet e qartë që nuk do të ketë funksione ekzekutive. Të jetë thjesht një masë administrative që merret me zhvillimin e qyteteve, me banesat, çështje vendore. Pa fuqi ekzekutive”, tha ai për a2cnn.

Philips analizoi situatën e Kosovës, ku sipas tij ngërçi i njohjes nuk zgjidhet dot vetëm me ndërmjetësimin europian.

“BE-së i mungon legjitimiteti si ndërmjetës, Lajçaku dhe Borelli vijnë nga vende që s’e kanë njohur vetë Kosovën. SHBA-ja duhet të ketë rol më aktiv”, tha ai.

Tutje, Philips theksoi se Uashingtoni “duhet të njohë që miqtë e tyre në rajon janë shqiptarët. SHBA s’ka miq më të afërt në botë se shqiptarët. Në vend që të mbajë qëndrim të barabartë, duhet ta bëjë të qartë që po ushtron peshën e saj në mbështetje të qëndrimit të Kosovës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?