Përfundon aksioni “Brezovica 6”, disa të arrestuar, çfarë u sekuestrua?

Përfundon aksioni “Brezovica 6”, disa të arrestuar, çfarë u sekuestrua?

Ka përfunduar aksioni “Brezovica 6”, i cili la të prangosur shtatë persona, në mesin e tyre tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Prokurori i rastit, Rasim Maloku, tha se një person nuk është hasur në shtëpinë e tij ku sipas familjarëve ai ka udhëtuar jashtë vendit. Policia njoftuan se në mesin […]

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, tha se një person nuk është hasur në shtëpinë e tij ku sipas familjarëve ai ka udhëtuar jashtë vendit.

Policia njoftuan se në mesin e gjërave të sekuestruara ka “vetura, armë, dokumente”, etj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se në vazhdimësinë e aksionit “Brezovica 6”, janë kontrolluar 11 lokacione, nga këto lokacione 8 ishin në Prishtinë, 2 në Podujevë dhe 1 në Fushë Kosovë.

Prokuroria konfirmoi se ndaj shtatë të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, si dhe u bë e ditur se brenda afatit ligjor, pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Të njëjtit dyshohen për veprat penale, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Aksioni “Brezovica” ka nisur në dhjetor të vitit 2021, në njërin nga këto aksione ishte arrestuar edhe ish-kryetarit të Shtërpcës Bratisllav Nikoliq. Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Nikoliq dyshohej se kishte pranuar ryshfet dhe dhurata me qëllim të lëshimit të lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në vikend-zonën e Brezovicës.

Prokurori Rasim Maloku kishte deklaruar se dyshohej që ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ka përfituar mbi 1 milion euro jashtëligjshëm.

Gjatë realizomit të këtyre aksioneve bastisje ka pasur edhe në Ministrinë e Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Disa ditë më parë Prokuroria informonte se në kordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensisë Kadastrale të Kosovës, vazhdonte operacioni për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhej në njoftimet e njëpasnjëshme të prokurorisë.

Numri i personave të arrestuar në aksionet e ndara në rastin “Brezovica” ka shkuar në dhjetëra të arrestuar si dhe janë sekuestruar gjëra me vlerë prej qindra mijëra eurosh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?