Për herë të parë pas 6 muajve, Rusia zbulon se sa ushtarë janë vrarë në Ukrainë

Për herë të parë pas 6 muajve, Rusia zbulon se sa ushtarë janë vrarë në Ukrainë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se deri tani, vendi i tij ka humbur 5397 ushtarë në luftën në Ukrainë, që Moska e quan zyrtarisht një “operacion special ushtarak”. Duke folur pas Presidentit Vladimir Putin, që njoftoi një mobilizim të pjesshëm të vendit, çka paralajmëron vijimin dhe përshkallëzimin e konfliktit, Shoigu shtoi se Rusia […]

Duke folur pas Presidentit Vladimir Putin, që njoftoi një mobilizim të pjesshëm të vendit, çka paralajmëron vijimin dhe përshkallëzimin e konfliktit, Shoigu shtoi se Rusia do të thërrasë 300 mijë rezervistë.

Kjo ishte hera e parë që Rusia dha një shifër zyrtare të ushtarëve që kanë humbur jetën në konflikt, që prej 25 marsit, 1 muaj pas fillimit të luftës. Asokohe, Moska tha se kishin vdekur 1351 ushtarë. Pentagoni deklaroi në gusht se 70-80 mijë ushtarë rusë kanë vdekur ose janë plagosur në luftë, ndërsa në korrik tha se 15 mijë ushtarë kishin ndërruar jetë. Por Shoigu i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se 90% e ushtarëve të plagosur janë rikthyer në frontin e luftës.

Mëngjesin e të mërkurës, në një fjalim sfidues, që sinjalizoi përshkallëzim të fushatës ushtarake në Ukrainë dhe përplasjes me Perëndimin, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm kombëtar për luftën në Ukrainë. Shefi i Kremlinit sqaroi kjo nën kupton përfshirjen e forcave rezerviste, që do të thirren nga dita e mërkurë për të mbrojtur popullin rus në territoret e çliruara në Ukrainë.

Qytetarët që do të mobilizohen, sipas tij, do të kenë statusin e plotë të forcave të armatosura. “Mendoj se është e nevojshme të mbështesim propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për një mobilizim të pjesshëm në Rusi. E përsëris: po flasim vetëm për mobilizim të pjesshëm. Vetëm qytetarët që janë aktualisht rezervistë të ushtrisë do të thirren, dhe prioritet do të kenë ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura dhe që kanë specializim të posaçëm ushtarak”, tha Putin.

Putin iu drejtua Perëndimit në fjalimin e tij me tone kërcënuese, ku tha se qëllim i tyre është të dobësojnë e shkatërrojnë Rusinë. Presidenti paralajmëroi se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion, për të mbrojtur vendin nga ata që siç tha, po përdorin shantazhin bërthamor kundër Rusisë.

“Në politikën agresive kundër Rusisë, Perëndimi ka kaluar çdo limit. Tani ka hyrë në lojë edhe shantazhimi bërthamor. Nuk I referohem vetëm bombardimit të centralit të Zaporizhias të nxitur nga Perëndimi, por edhe deklaratave të disa përfaqësuesve të shteteve të NATO-s, për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Rusisë. Dua t’i kujtoj atyre qe I lejojnë vetes të bëjnë deklarata të tilla, se vendi ynë ka një arsenal armësh të shkatërrimit në masë madje në disa zona edhe më moderne se ato të NATO-s. Ne do të përdorim pa asnjë dyshim të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur popullin, ky nuk është një blof”, tha Putin.

Numri një i Kremlinit mbështeti referendumet e planifikuara në territoret e kontrolluara nga Rusia, në Donbas, Kherson dhe Zaporizhia. Ai tha se qytetarët që jetojnë në zonat e pushtuara nga rusët nuk duan të jenë më nën zgjedhën e neonazistëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?