PDK prezanton rezolutën për ndërprerje të grevës, s’ka kuorum për miratim

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka prezantuar rezolutën, pas debatit parlamentar për grevën në Kuvend të Kosovës. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në afat prej 48 orëve nga miratimi i rezolutës të zhvillojë negociatat e nevojshme me BSPK-në për ndërprerjen e grevës dhe po ashtu t’i […]

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në afat prej 48 orëve nga miratimi i rezolutës të zhvillojë negociatat e nevojshme me BSPK-në për ndërprerjen e grevës dhe po ashtu t’i përfshijë BSPK-në në grupin punues për Projektligjin e pagave.

Megjithatë e njëjta nuk u vendos në votim për shkak të mungesës së deputetëve.

“Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që në afat prej 48 orëve nga miratimi i kësaj rezolute të zhvillojë negociatat e nevojshme me Këshillin Grevist të BSPK-së, apo personat e autorizuar deri në zgjidhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e grevës. Kërkojmë në afat prej pesë ditëve nga miratimi i kësaj rezolute të përfshijë përfaqësuesit e autorizuar nga BSPK-janë grupin punues për hartimin e pagave, para miratimit të tij në qeveri dhe të marrë në konsideratë propozimet e tyre. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të propozojë masat për adresimin e kërkesave të tjera të sindikatave”, tha ai.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli punimet e seancës së sotme dhe bëri të ditur se e njëjta do të vazhdojë nesër në orën 10:00.

Përveç miratimit të rezolutës për debatin parlamentar, në rend të ditës janë edhe disa Projektligje të mbetura nga seancat e kaluara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?