Paralajmëron Korenica: Ndoshta mund të ketë largime të tjera nga VV-ja

Paralajmëron Korenica: Ndoshta mund të ketë largime të tjera nga VV-ja

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka reaguar për kinse largimin e tij nga ko parti duke bërë të qartë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Tutje, Korenica tha se po shihet një tendencë për ta përçarë Grupin Parlamentar me lajme siç thotë ai toksike, duke i akuzuar mediet për shpërndarjen e lajmeve të […]

Tutje, Korenica tha se po shihet një tendencë për ta përçarë Grupin Parlamentar me lajme siç thotë ai toksike, duke i akuzuar mediet për shpërndarjen e lajmeve të pavërteta.

Ndonëse nuk dëshiron të komentojë ai thotë në Lëvizjen Vetëvendosje ndoshta mund të ketë edhe largime të tjera.

“Unë kam reaguar kundër shkrimit se kinse jam larguar edhe unë nga VV-ja dhe nuk qëndron ajo çka është shkruar. Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar një proces zgjedhor me 25 shtator dhe nuk ka të bëjë fare tema me aktualitetin politik në vend. Unë jam deputet i Lëvizjes brenda Kryesisë. Për bindjen time nuk flitet për largim po ajo çka po shohim është tendencë për ta përçarë Grupin Parlamentar e nuk ia arrin me këto gënjeshtra me këto shkrime të pavërteta”.

“Mua më vjen keq që opinioni ynë po përballet me lajme të tilla toksike dhe më vjen keq që gazetaria nuk ka kod të mirëfilltë etik flas për disa madje sepse po shijet që pa u vërtetuar lajmi po qarkullon dhe njerëzit e marrin si të mirëqenë. Po shihet që eksponentë që i kanë në pronësi portale të ndryshme po mundohet me krijuar kësi lloj hamendësie me gjëra të pavërteta”.

“Ndoshta mund të ketë largime tjera. Unë flas për veten time. Kam hyrë në garë me listën e VV-së dhe po e qojmë përpara premtimet elektorale gjatë fushatës”, tha Korenica.

Ndërsa për largimin e Doarsa Kica-Xhelili, deputeti Korenica shtoi se kjo është tradhti politike, duke thënë se pasi që ka vendosur të largohet “udha e mbarë i qoftë”.

“Ajo ka vendos me shkuar udha e mbar i qoftë. Ajo ka garuar përmes një listë që iu ka mundësuar asaj mu bo deputete. Kjo është tradhti politike në rend të parë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?