Musliu shfaq dyshime për ata që arratisen nga Rusia: Lufta hibride e Putin-it vazhdon heshtazi

Musliu shfaq dyshime për ata që arratisen nga Rusia: Lufta hibride e Putin-it vazhdon heshtazi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka hedhur dyshime për rusët që po largohen nga Rusia pas mobilizimit të pjesshëm që presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli më 21 shtator. Musliu ka shkruar se urdhri i Putinit për mobilizim të 300 mijë ushtarëve shtesë në Rusi u prit me miratim nga klika e FSK-së dhe […]

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka hedhur dyshime për rusët që po largohen nga Rusia pas mobilizimit të pjesshëm që presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli më 21 shtator.

Musliu ka shkruar se urdhri i Putinit për mobilizim të 300 mijë ushtarëve shtesë në Rusi u prit me miratim nga klika e FSK-së dhe nga përkrahësit e tij.

Rreth 300.000 qytetarë është thënë se do të thirren për të luftuar në Ukrainë.

“Oligarkët në gjysme heshtje pranuan të japin para ose do t’iu pritej koka. Një pjesë e popullit organizoi protesta që u shtypën me shumë dhunë, kurse pasoi burgosja. Në fakt Putin nuk e qan kokën as për 1.000.000 njerëz t’i dërgojë në front me Ukrainë, ku organizoi ‘referendum’, në të cilin as vet rusët nuk besojnë e Perëndimi e hodhi poshtë si të tillë e as rezultatin s’e njohu”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se burrat dhe djemtë që po ikin nga Rusia, paguajnë para të majme për biletë avioni, strehim etj., porse ka parashtruar pyetjen se ku shkojne këta.

“E dimë që FSB e GRU kanë baza dhe rrjete të spiunëve dhe ish-oficerëve në tërë globin?! E kam poentën tek momenti kur me ndihmën e Asad i manipuloi Bashkimin Evropian e më gjerë duke i dëbuar qindra-mijëra njerëz, e në mes tyre dhe agjentët e Asad e FSB me emocion njerëzor të ‘refugjatëve’, të cilët ikin nga terrorri etj. A mos është edhe ky marifeti i njëjtë. Nëse është, duhet sa më shpejt të verifikohet nga të gjithë dhe të ndermirën masa për parandalim”, ka thënë eksperti i sigurisë në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, presidenti rus po kërcënon vazhdimisht me luftë nukleare për të frikësuar NATO-n dhe ShBA-në me aleatë, në mënyrë që ta arrijë cakun e vet.

Duke kujtuar marrëveshjen e ditëve të fundit të Rusisë me Serbinë, Musliu kritika ka hedhur ndaj Perëndimit, duke thënë se duhet të reagojë më shpejt me kundërpërgjigje.

“Perëndimi ende nuk ka reagimin e duhur në kundërmasa, kurse momentin e reagimit e ka paksa të vonuar… Na mbetet te shohim sa është vetëdijesuar Perëndimi ndaj luftës hibride ruse”, përfundon ai.

Rreth 300.000 qytetarë është thënë se do të thirren për të luftuar në Ukrainë.

Njoftimi për mobilizimin ka shtyrë shumë burra të rinj të përpiqen të largohen nga shteti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?