Momenti kur ndiqet me kallashnikov, Dekorim Sahiti, vëllai i dizajnerit kosovar (VIDEO)

Momenti kur ndiqet me kallashnikov, Dekorim Sahiti, vëllai i dizajnerit kosovar (VIDEO)

Dekorim Sahiti, vëllai i dizajnerit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti, disa ditë më parë është përballur me një kërcënim serioz nga një person. Demokracia.com ka siguruar pamje të momentit kur Sahiti po ndiqej me kallashnikov nga një person deri në parkingun e ‘Hib Petrol’ në Çagllavicë. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se […]

Demokracia.com ka siguruar pamje të momentit kur Sahiti po ndiqej me kallashnikov nga një person deri në parkingun e ‘Hib Petrol’ në Çagllavicë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se gjithçka dyshohet se ka ndodhur pas një zënke në komunikacion mes Sahitit dhe të dyshuarit.

Rasti është hapur në polici dhe i dyshuari, B.G., mësohet se është nga një fshat i komunës së Prishtinës. Ai kishte nxjerrë armën automatike dhe e kishte kërcënuar Sahitin.

Njësitë policore e kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Po ashtu Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

Si pasojë e përsëritjes së veprës, i dyshuari dje është ftuar sërish për intervistim, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya