Miratohet buxheti i Prishtinës në vlerë mbi 105 milionë euro

Kuvendi Komunal i Prishtinë e ka miratuar buxhetin e komunës që do ta ketë vlerën e mbi 105 milionë eurove. 26 asamblistë votuan pro, nuk pati asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër. Në seancë munguan asamblistët e Vetëvendosjes, AKR-së e tre të AAK-së, të cilët e kanë bojkotuar këtë pikē të rendit të ditës, me […]
26 asamblistë votuan pro, nuk pati asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.
Në seancë munguan asamblistët e Vetëvendosjes, AKR-së e tre të AAK-së, të cilët e kanë bojkotuar këtë pikē të rendit të ditës, me arsyetimin se ekzekutivi nuk e ka anuluar projektin “Zyra e Arkitektit” të kërkuar nga opozita.
Mbështetje mori edhe propozimvendimi lidhur me kornizën afatmesme buxhetore për periudhën 2023-2025.
Pas votimit të buxhetit, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje u kthyen në sallë. /Periskopi/












