Ministri që ‘nuk i zhdryp’ aeroplanit: Gjendja emergjente në shëndetësi s’rregullohet brenda natës

Ministri që ‘nuk i zhdryp’ aeroplanit: Gjendja emergjente në shëndetësi s’rregullohet brenda natës

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka komentuar kritikat për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë vendit, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, të gjithë kanë të drejt të kritikojnë, por që gjendja në emergjente në shëndetësi nuk mund të rregullohet brenda natës dhe se kjo do të vazhdojë edhe disa vjet. Këto komente ia i bëri […]

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka komentuar kritikat për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, të gjithë kanë të drejt të kritikojnë, por që gjendja në emergjente në shëndetësi nuk mund të rregullohet brenda natës dhe se kjo do të vazhdojë edhe disa vjet.

Këto komente ia i bëri pas takimit me deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl.

“Gjendja emergjente në shëndetësi ka qenë qe disa vite dhe do të vazhdoj të jetë edhe për disa vjet, nëse ju gazetar ose dikush tjetër dini me rregulluar shëndetësinë brenda natës ose disa muajve ejani ju pres me kënaqësi”.

“Ata që kritikojnë e kanë të drejtën e vet unë ju kisha lutur që të keni pak ma durim se mjekësia nuk bëhet brenda natës”, tha Latifi.

Në lidhje me mungesën e barnave ministri, tha se është problem serioz, por që sipas tij, Qeveria e Kosovës kurrë s’ka dhënë më shumë para për barna se sa këtë kohë.Ai shtoi se janë 1 700 pacient me sëmundje të ndryshme që do t’i kenë të gjitha barnat.

“Mungesa e barnave është problem shumë serioz, janë ekipet e posaçme që merren me to, ministri i shëndetësisë merret me gjithçka, por nuk mund të merret vetëm me një aspekt të barnave, megjithatë Qeveria kurrë nuk ka dhënë më shumë para për barna ndoshta na duhet një menaxhim më i mirë i gjithë procesit dhe indikacioneve, jemi duke përdor strategjinë për me zvogëluar mungesën e barnave, p.sh. Sëmundjet e rralla kurrë nuk kanë pasur fonde se sa këtë kohë që kanë. Kemi 1700 pacient me sëmundje të ndryshme tu e fyt këtu edhe tuberkulozin do t’i kenë të gjitha barnat”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?