Memli Krasniqi: Greva në arsim nxori në pah një Qeveri jolegjitime, përçarëse dhe autokrate

Memli Krasniqi: Greva në arsim nxori në pah një Qeveri jolegjitime, përçarëse dhe autokrate

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se dëmi që ju ka shkaktuar nxënësve nga mos vijimi i mësimit si shkak i grevës, është shumë i madh. Krasniqi ka thënë se përkundër se si opozitë i ofruan bashkëpunim në zgjidhjen e problemit, Albin Kurti problemin specifik që kërkon zgjidhje, e shndërroi në […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se dëmi që ju ka shkaktuar nxënësve nga mos vijimi i mësimit si shkak i grevës, është shumë i madh.

Krasniqi ka thënë se përkundër se si opozitë i ofruan bashkëpunim në zgjidhjen e problemit, Albin Kurti problemin specifik që kërkon zgjidhje, e shndërroi në zgjidhje të tij për problemet e veta të gjithanshme.

Kreu i opozitës ka thënë se mësimdhënësit ndoshta edhe do ta ndërpresin grevën duke mundësuar kthimin e nxënësve në shkolla, “gjë që ne e inkurajojmë, por, epilogu i kësaj sage, e ka nxjerrë në pah një qeveri jo legjitime, e cila ushtron pushtet por nuk ofron zgjidhje”.

“Ushtron sanksione por nuk ofron ligjshmëri. E cila nuk dialogun, por ushtron presion dhe e ka për mision me përça shoqërinë, gjë që neve na ka ndërgjegjësuar dhe s’do ta lejojmë kurrë që të ndodhë. Lavdia në kurriz të padrejtësisë është jetëshkurtër”, ka thënë Krasniqi.

Sipas liderit të PDK-së, përderisa qytetarët kanë telashe socio ekonomike e kanë pritë me dalë prej barrës së pandemisë, me u hapë, me rinisë jetën, aktivitetin, zhvillimin, e për krejt këto kanë pritë angazhimin e qeverisë dhe investimet e saj, investimi ma i madh dhe i vetmi që ka bërë kjo qeveri në dy vite të mandatit, është ky, që me nda shoqërinë në taborë.

“Me ne, a me ata. Ja ne – ja ata. Këtu veç ne dhe ata bashkë për me zgjidh problemin s’ka. Ka gjithçka të kundërt. Përplasje në vend të dialogut. Kryeneçësi në vend të kompromisit. Kjo është simptomë se si ky mentalitet autokratik e sheh qytetarin e Kosovës dhe shoqërinë e Kosovës. Është e dhimbshme se çfarë mendësie ia ka mveshë idesë së pushtetit dhe përgjegjësisë politike, qeverisja e Albin Kurtit”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?