LDK: Veprimi i z. Hyseni për shkarkim të drejtoreshës dhe për anulim të konkursit është vendim i zorit

Sot është shkarkuar drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjilanit, Selvete Sylejmani. Pas shkarkimit të saj, kryetari Alban Hyseni ka shkruar në Facebook, ku tha se “disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet”. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, gega në Gjilan, thotë se shkarkimi është […]
Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, gega në Gjilan, thotë se shkarkimi është i vonuar, pasi siç thonë ata, që nga fillimi i mandatit qeverisës të udhëhequr nga VV, kanë ngritur shqetësimet e vazhdueshme për nepotizëm të vazhdueshëm në punësim, për keq qeverisje e për bllokim të projekteve zhvillimore për Gjilanin.
Reagimi i LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, që nga fillimi i mandatit qeverisës të udhëhequr nga VV, ka ngritur shqetësimet e vazhdueshme për nepotizëm të vazhdueshëm në punësim, për keq qeverisje e për bllokim të projekteve zhvillimore për Gjilanin.
Rasti i fundit i punësimeve familjare të eksponentëve të VV-së e shpërfaq më së miri degradimin e skajshëm të qeverisjes komunale, e aq më keq, sektorin më të rëndësishëm – arsimin.
Veprimi i z. Hyseni për shkarkim të drejtoreshës së Arsimit dhe për anulim të konkursit është vendim i zorit e shtatë ditë me vonesë, vetëm pas presionit nga ana e Degës së LDK-së dhe të qytetarëve në përgjithësi.
Shkarkoje edhe drejtuesin e vendosur në Bordin e Teatrit të Qytetit, Avni Shkodrën, sa nuk është bërë e madhe dhe mos prit shtatë ditë se duhet ta shkarkosh pas asaj që do t’i njoftojmë ne qytetarët.
LDK ka alarmuar me kohë për këtë degradim të skajshëm e katandisje të qeverisjes komunale, por tashmë qytetarët po e kuptojnë mashtrimin e madh që emrin e ka VV.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimësi do të raportojë e reagojë kundër çdo padrejtësie që u bëhet qytetarëve në konkurset publike.
LDK poashtu do paraqes vërejtjet, sugjerimet e rekomandimet në mënyrë konstante lidhur me pakënaqësitë qytetare për mos angazhimin dhe mos funksionalizimin të projekteve që janë në interes të zhvillimit të komunës së Gjilanit, qoftë infrastrukturor apo zhvillimor. /Periskopi/












