Latifi: Kemi vizion të qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetëve

Latifi: Kemi vizion të qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetëve

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi deklaroi sot se nevojiten vite në mënyrë që mjekësia e Kosovës të jetë në nivelin e duhur, e që që të arrijë standardet e Evropës. Në një konferencë për media pas takimit që pati me eurodeputetin Lukas Mandl, Latifi tha se sistemi i kujdesit shëndetësor ka nevojë për një partneritet […]

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi deklaroi sot se nevojiten vite në mënyrë që mjekësia e Kosovës të jetë në nivelin e duhur, e që që të arrijë standardet e Evropës.

Në një konferencë për media pas takimit që pati me eurodeputetin Lukas Mandl, Latifi tha se sistemi i kujdesit shëndetësor ka nevojë për një partneritet solid me institucionet evropiane.

Ai tha se tashmë kanë vizion të qartë sesi do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetët e ardhshme.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është ofruesi kryesor i shërbimeve shëndetësore në vend… Përderisa ka pasur njëfarë progresi për 23 vjet, që nga përfundimi i luftës ende ka nevoja të mëdha të kujdesit shëndetësor të paplotësuar. Pabarazia në shëndetësi, infrastruktura spitalore, mungesa e avancimit teknik, ekspertizës klinike dhe disa çështje legjislative janë disa prej nevojave. Si pasojë e këtyre faktorëve, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë po kërkojnë kujdes shëndetësor jashtë vendit… Ne kemi bërë analizë, kemi krijuar strategji afatmesme dhe afatgjatë të bazuara në dëshmi dhe nevojat klinike të Republikës së Kosovës që adreson të gjitha këto çështje. Ne kemi vizion të qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetët të ardhshme”, ka thënë Latifi.

“Për të ndërtuar shëndetësinë ne duhet të kemi planet tona… Ne nuk e kemi këtë, nuk e kemi në realitet as Ligjin për komunikim shkencor, prandaj ne kemi filluar me sinjalizimin për qendrën për hulumtime shkencore në të cilën do të ketë edhe shumë trajnime të tjera siç është laparoskopike e cila është një nga ato qendrat të cilat po i përmendi. Ne nuk kemi vend ku t’i trajnojmë mjekët tanë, infermierët tanë, studentët e fakultetit të mjekësisë të specializojnë në laparoskopi”, tha ai.

Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl tha se Shoqata e Miqësisë Austro-Kosovë është e fokusuar në fushën e shëndetësisë.

Sipas tij, fusha e kujdesit nënë-fëmijë është edhe në planet e ministrit Latifi e që siç tha ai, kjo mundëson arritjen e progresit në këtë fushë edhe në Kosovë.

“Shoqata e Miqësisë Austro-Kosovë e cila është themeluar në vitin 2015, që nga dita e parë është fokusuar në fushën e shëndetësisë, krijoi një kapitull shëndetësor ku u përfshinë mjekë nga fusha të ndryshme, ekspertë, njerëz nga akademia, gjithashtu edhe nga grupet e ndryshme të palëve të interesuara kur është fjala për shëndetësi, dhe lidershipi i Elizabeth… që është femra që po e drejton Kapitullin Shëndetësor të Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë u bënë bashkë për të arritur në Kosovë dhe për të ecur përpara së bashku në shumë fusha, e sidomos në fushën e kujdesit nënë-fëmijë, diçka që e di se është gjithashtu edhe në planet e ministrit Latifi, në mënyrë që të arrihet progres dhe rezultat në kujdesin nënë-fëmijë ashtu sikur në fushat e tjera, në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Ai tha se falë popullsisë së re që ka Kosova mund të bëhet një “Silicon Valley” e Evropës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?