Kuvendi i Malit të Zi ia kthen mbrapsht Gjukanoviçit iniciativën për shkurtimin e mandatit të parlamentit

Kuvendi i Malit të Zi ia kthen mbrapsht Gjukanoviçit iniciativën për shkurtimin e mandatit të parlamentit

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviç, ia ktheu mbrapsht Presidenti të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, iniciativën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi. Gjukanoviç kërkoi që të inicohet seancë e jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar shkurtimin e mandatit parlamentar dhe për thirrje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, raportuan […]

Gjukanoviç kërkoi që të inicohet seancë e jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar shkurtimin e mandatit parlamentar dhe për thirrje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, raportuan mediat malazeze.

Gjuroviç argumentoi se Gjukanoviç në iniciativën e tij bëri gabime procedurale, dhe siç tha, Presidenti nuk dorëzoi Propozim për vendim i cili do të duhej të votohej.
Presidenti i Malit të Zi, propozoi ditë më parë që Kuvendi të shpërbëhej dhe që të shpalleshin zgjedhjet e reja parlamentare, ngase, siç tha ai, kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kriza politike.

Në anën tjetër, blloku pro-serb i mazhorancës së vjetër parlamentare kanë dorëzuar 41 nënshkrime për shkarkimin e Millo Gjukanoviç nga posti i presidentit të vendit, ndonëse për një gjë të tillë duhet konsensus nga 2/3 e deputetëve malazezë. Kuvendi i Malit të Zi ka 81 deputetë.

Mazhoranca e vjetër ka arritur pajtim për rigrupim de formim të qeverisë së re, dhe mandatar është emëruar Miodrag Lekiç.

Partitë sovraniste insistojnë që nuk duhet të ketë eksperimentime të mëtejme me rezultatin zgjedhor të 20 gushtit 2020, ngase nga këto rezultate janë prodhuar dy qeveri me jetëgjatësi të shkurtër, dhe se një qeveri e re duhet legjitimuar vetëm përmes zgjedhjeve të reja.

Ish-kryeministrin Zdravko Krivokapiç e rrëzoi rezoluta për votimin e dënimit të mohimit të gjenocidit të Srebrenicës, ndërsa kryeministrin Dritan Abazoviç e rrëzoi Marrëveshja Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe.

Mali i Zi është aktualisht me qeveri teknike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?