Kush është Jake Sullivan, të cilin Vuçiq e quajti njeriu më i rëndësishëm i Amerikës

Kush është Jake Sullivan, të cilin Vuçiq e quajti njeriu më i rëndësishëm i Amerikës

Jake Sullivan, këshilltar për siguri kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, është një nga personat me të cilët presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pas asaj bisede, ai tha për Sullivanin se ai […]

Pas asaj bisede, ai tha për Sullivanin se ai është ndoshta njeriu më i rëndësishëm në SHBA dhe, me siguri, një person që përfaqëson të ardhmen e politikës amerikane.

Të tilla vlerësime për karrierën politike të Sullivanit i dhanë dikur revistat politike më me ndikim, si “Foreign Policy” dhe “Time”, të cilat në moshën 34-vjeçare e renditën atë në mesin e 40 të rinjve shpresëdhënës të politikës amerikane nën moshën 40-vjeçare, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Në biografinë e 46-vjeçarit, i cili ka një diplomë nga Universiteti Yale, thuhet se ai ka punuar si këshilltar politik në fushatën presidenciale të Hillary Clinton për zgjedhjet e vitit 2016, të cilat ajo i humbi nga republikani Donald Trump. Ai gjithashtu mori pjesë në fushatën e Clintonit për emërimin e partisë në zgjedhjet e vitit 2008, kur Barack Obama u zgjodh si kandidat presidencial demokrat.

Pas emërimit të Hillary Clinton në krye të diplomacisë, Sullivan e gjeti veten sërish në ekipin e saj. Revista “Time” dikur e përshkruante atë si një ndërlidhës midis Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë, ndërsa revista “Foreign Policy” komentoi se Clinton e zgjodhi atë si një të besuar kyç dhe se ai është një analist i ri i shkëlqyer që nuk tërheq vëmendje të veçantë.

Encyclopedia of American Politics citoi Hillary Clinton të thoshte në vitin 2012 se ajo fliste shumë për Sullivanin.

“Kur Jake filloi të punonte për mua, po udhëtonim së bashku nëpër botë dhe njerëzit thonë se sa të emocionuar janë për të takuar presidentin e mundshëm të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, duke iu referuar sigurisht Jake.”

Në një intervistë gjashtë vjet më parë, Sullivan tha se “qëllimi kryesor i politikës së jashtme amerikane në 20 vitet e ardhshme është të sigurojë udhëheqje globale për Shtetet e Bashkuara” dhe se ai beson se bota e udhëhequr nga Amerika është e mirë për të gjithë.

Vuçiq dhe Sullivan

Pas bisedës me këshilltarin e Bidenit për siguri, Vuçiq u paraqit drejtpërdrejt nga Nju Jorku dhe tha se Jake Sullivan është ndoshta njeriu më i rëndësishëm në SHBA dhe sigurisht e ardhmja e politikës amerikane.

“Ai është në një pozicion të tillë që vendos për çështje kyçe në botë. Unë fola për qëndrimin e Serbisë dhe ramë dakord që bashkërisht të forcojmë aktivitetin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së. Të dy jemi të kënaqur që Rivian po vjen në Serbi. Kur një Jake Sullivan e di se Rivian po vjen në Serbi, kjo do të thotë diçka. Sullivan dinte shumë më tepër për atë që thashë përpara OKB-së. Ai është një njeri me inteligjencë të madhe, jashtëzakonisht i përgatitur dhe i informuar, e që rrallë mund ta them këtë për dikë”, tha Vuçiq.

Kurti dhe Sullivan

Gjithashtu duhet kujtuar se Jake Sullivan kishte pritur në takim edhe kryeministrin kosovar Albin Kurti, gjatë vizitës së tij të parë në SHBA në cilësinë e kryeministrit ku qëndroi më shumë se dy javë. Nga ai takim ishte publikuar një foto e përbashkët e Sullivan dhe Kurtit te shkallët e një kthine të Shtëpisë së Bardhë, gjë e cila u kritikua shumë në Kosovë si pritje jo dinjitoze për kryeministrit të shtetit më besnik të SHBA’së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?