Kurti para gazetarëve në Japoni: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Kurti para gazetarëve në Japoni: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Në ditën e dytë të qëndrimit në Japoni, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një konferencë për media në Klubin e Korrespondentëve të Huaj të Japonisë (The Foreign Correspondent’s Club of Japan). Duke iu drejtuar të pranishmëve me një fjalë hyrëse, ai fillimisht foli për figurën, rëndësinë dhe roli e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, […]

Në ditën e dytë të qëndrimit në Japoni, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një konferencë për media në Klubin e Korrespondentëve të Huaj të Japonisë (The Foreign Correspondent’s Club of Japan).

Duke iu drejtuar të pranishmëve me një fjalë hyrëse, ai fillimisht foli për figurën, rëndësinë dhe roli e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, të cilit i dhanë lamtumirën e fundit dje, transmeton Klan Kosova.

“Kryeministri Abe ishte një politikan i madh dhe një burrështetas edhe më i madh: Ai ishte një lider që kishte një vizion afatgjatë dhe transformues se si vendi i tij do të mund të shërbente si një forcë e të mirës në botë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në adresimin e tij, më tej Kurti prezantoi sukseset e Kosovës dhe arritjet e Qeverisë. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, tha ndër të tjera kryeministri Kurti, teksa listoi përmirësimet e Kosovës në raportet ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporters without Borders dhe World Justice Project.

Ai tha se progresi demokratik dhe sundimi i ligjit gjatë vitit që po lëmë pas janë shoqëruar edhe me zhvillim ekonomik.

“Vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 10.7%, kurse këtë vit për herë të parë eksportet pritet të tejkalojnë shifrën prej 1 miliard euro”, deklaroi kryeministri Kurti.

Përveç sukseseve të brendshme, kryeministri Kurti foli edhe për angazhimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Me pjesëmarrjen në Defender Europe 2021 përkrah 26 vendeve tjera dhe me vendosjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Rusisë në njërën anë, dhe akomodimin e mbi 1800 refugjatëve afganë dhe 9 gazetarëve nga Ukraina në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar se është partner i sigurt dhe aleat besnik në arenën ndërkombëtare, tha kryeministri Kurti.

Duke veçuar lidhjet e ngushta dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, dhe rrezikun që ato paraqesin për rajonin, kryeministri Kurti tha se Kosova dhe Japonia kanë një lidhje të veçantë si dy shtete që janë të përkushtuara për qeveri demokratike, por të cilat po ashtu përballen me regjime autokratike në rajonet përkatëse.​

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?