Kurti i ‘hedh benzinë zjarrit’: Mësimdhënësit duhet ta kryejnë punën meritore për pagat që i marrin

Kurti i ‘hedh benzinë zjarrit’: Mësimdhënësit duhet ta kryejnë punën meritore për pagat që i marrin

Kryeministri Albin Kurti konfirmoi edhe njëherë sot se është larg arritja e një marrëveshje me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës. Në një konferencë për media, Kurti s’ishte i kënaqur që u pyet për grevën, ndërsa tha se do të përsëris diçka që tashmë e ka thënë për këtë çështje. Kurti tha se sot do të […]

Kryeministri Albin Kurti konfirmoi edhe njëherë sot se është larg arritja e një marrëveshje me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës. Në një konferencë për media, Kurti s’ishte i kënaqur që u pyet për grevën, ndërsa tha se do të përsëris diçka që tashmë e ka thënë për këtë çështje.

Kurti tha se sot do të takohet me përfaqësues të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, ndërkohë që drejtoresha e këtij unioni pritet të vijë në Kosovë.

“Ky është samit digjital, nuk është sistem analog, dhe unë prita që do të ketë pyetje për këtë samit rajonal më të madhin që organizohet në Ballkanin Perëndimor e me të cilin duhet të jemi krenarë të gjithë, e jo vetëm Ministria e Ekonomisë. Sidoqoftë, unë sot për çështjen e grevës me sindikatat europiane e kam një takim pasdite, ku do ta diskutohjmë këtë çështje. Por e kam shpjeguar edhe më herët. për ata që nuk më kanë dëgjuar po e përsëris se kompensimi prej 50 eurove bëhet për t’u përballur me inflacionin, e jo si zëvendësim për Projekgligjin për paga, i cili natyrisht që do të sillet në fund edhe në Kuvend për të dy leximet”, tha Kurti.

Kurti e thjeshtësoi krejt “zgjidhjen” e ngërçit.

Unë jam i bindur që zgjidhja më e mirë, më e drejtë, më e dobishme, është që edhe mësimdhënësit, edhe nxënësit të shkojnë në shkollë që të mësojnë. Dhe kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve, por edhe për zhvillimin e mbarë shoqërisë sonë”, tha ai.

Kryeministri tha se Qeveria po i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme dhe përsëriti vlerësimin si “shantazh” për kërkesat e SBASHK-ut.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje sa më parë, mirëpo ne kemi bërë shumë hapa. Ajo çfarë nuk kemi parë është heqja dorë nga shantazhi se o kaq, o nuk shkojmë në punë”, tha Kurti.

Ai tha se punëtorët “duhet të kryejnë punën meritore për ato paga që i marrin”.

“Duhet të keni parasysh që për të mbajtur e mirëmbajtur drejtësinë në vend, të gjithë njerëzit që përfitojnë paga, duhet të kryejnë punën meritore për ato paga që i marrin”, u shpreh ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?