Kryeministri dhe presidentja ftohen ta vizitojnë veriun e Mitrovicës

Kryeministri dhe presidentja ftohen ta vizitojnë veriun e Mitrovicës

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, ka thënë se në terren në këtë komunë ka siguri dhe normaliteti nuk është larg, por, sipas tij, është politika që me retorikën e saj po shkakton kokëçarje te banorët. Sadiku është shprehur optimist se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është afër. Sipas tij, tashmë në këtë […]

Sadiku është shprehur optimist se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është afër. Sipas tij, tashmë në këtë drejtim “po luhen minutat e fundit”.

“Ne jemi lodhur me problemet, telashet e mëdha, të cilat kanë interferuar në jetën e përditshme dhe të gjitha komunitetet tashmë po presin që të arrihet një normalitet… Jemi në pritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse që është afër”, ka thënë ai.

Sipas tij, jo veç shqiptarët, por edhe komuniteti serb është lodhur nga telashet në veri.

Duke folur për sigurinë, Sadiku ka thënë se uniformat e Policisë së Kosovës dhe shtimi i trupave të KFOR-it, kanë shtuar një relaks te qytetarët.

Ai ka thënë se tashmë serbët dalin lirshëm në pjesën jugore e se shqipja flitet lirshëm në pjesën veriore. Sipas tij, për kohë të gjatë ka qenë e pamundur të shihen vetura me tabela RKS në veri, por tash “po jepen shenja pozitive”.

“Jemi lodhur dhe duhet t’u kthehemi gjërave normale. Në terren më s’ka telashe e ka lëvizje të lirshme. Tash ka distancë kohore prej 23 vjetësh dhe me këto kalkulime që po bëhen po duket dritë e madhe. Në proces ka ndodhur që as që është vërejtur tuneli apo drita në tunel, por tash jemi duke e kaluar tunelin dhe po e shohim normalizimin”, ka thënë Sadiku në Interaktiv.

Ai ka thënë se qytetarët në veri kanë nevoja esenciale për ndërhyrje të shtetit në infrastrukturë, shëndetësi e arsim.

“Siguria është në nivel, por politika jo. Ajo po e bën atë të veten. Shpresoj të mbesin në fjalët që në terren të mos kenë efekte e të merremi me çështje të mëdha për ne, por banale për të tjerët”, ka thënë Sadiku. “Lista Serbe është pjesë e Qeverisë. Goran Rakiq është ministër. Pra politika po e bën të veten. Ne u përgjigjemi ligjeve të Kosovës… Politika po e bën të veten, përmes retorikave”.

Sadiku ka ftuar liderët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti që të vizitojnë Mitrovicën e Veriut

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?