Krasniqi: Kjo qeveri është akomoduar në kolltuqet e pushtetit dhe ka humbur ndjenjat ndaj problemeve të qytetarëve

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka deklaruar sot në Kuvend se Qeveria po e shfrytëzon inflacinoni global dhe nuk po bën diçka për zgjidhje, transmeton Periskopi. ‘’Kjo qeveri është akomoduar në kolltuqet e pushtetit dhe ka humbur ndjenjat ndaj problemeve të qytetarve. Po vlerësojnë që edhe qytetarët po jetojnë mirë. Qeveria nuk po e sheh […]
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka deklaruar sot në Kuvend se Qeveria po e shfrytëzon inflacinoni global dhe nuk po bën diçka për zgjidhje, transmeton Periskopi.
‘’Kjo qeveri është akomoduar në kolltuqet e pushtetit dhe ka humbur ndjenjat ndaj problemeve të qytetarve. Po vlerësojnë që edhe qytetarët po jetojnë mirë. Qeveria nuk po e sheh si krizë ekonomike, por si luftë politike dhe si të tillë po e trajton.‘’, tha ai.
Ndër të tjera, i pari i PDK-së, ka propozuar disa masa për t’ua lehtësuar qytetarëve përballjen me krizën e rëndë ekonomike.
“Të lirohen nga TVSh të gjitha produktet esenciale, të lirohen nga akciza produktet e naftës, të lirohet energjia elektrike nga TVSh dhe të subvencionohen 25 për qind faturat e energjisë, të rriten pagat për aq sa është norma e inflacionit dhe të lejohet tërheqja deri në 30 për qind e mjeteve nga Trusti”, tha Krasniqi.
Ndërsa Armend Muja i Vetëvendosjes ka deklaruar se shkollat duhet të happen dhe të ndalen negociatat.
‘’Me gjithë rritjen ekonomike, Kosova nuk i ka shpëtuar inflacionit global. Është viti i katërt që Kosova nuk e fillon mësimin sipas kalendarit. Fëmijët janë bërë pre e negociatave, jo 50 euro, 80, jo 100. Shkollat duhet të hapen ndërsa betejat tona politke t’i vazhdojmë në platforma tjera. ‘’, tha ai./PERISKOPI/












