Konsumi i energjisë elektrike rritet 12 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Konsumi i energjisë elektrike rritet 12 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Me rënien e temperaturave po rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, konsumi i energjisë elektrike është rritur për 12 për qind më shumë, ndërkaq në kohën e pikut ka mbërritur në 13 për qind. Rritja e konsumit ka ndodhur që nga fillimi i kësaj jave për […]

Me rënien e temperaturave po rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, konsumi i energjisë elektrike është rritur për 12 për qind më shumë, ndërkaq në kohën e pikut ka mbërritur në 13 për qind.

Rritja e konsumit ka ndodhur që nga fillimi i kësaj jave për shkak të ftohjes së kohës, për çka konsumatorët veçse kanë filluar të ngrohen me rrymë. Kjo rritje rekord e konsumit të energjisë elektrike do të mundë të vështirësojë funksionimin e sistemit elektroenergjetik të vendit.

KEDS/KESCO apelojnë te qytetarët e Republikës së Kosovës që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, por të gjejnë alternativa tjera aty ku kanë mundësi. Në të njëjtën kohë, qytetarëve u bëjmë thirrje të kursejnë rrymën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë.

Çmimet në berzat ndërkombëtare janë në qiell dhe si rrjedhojë gjatë dimrit nevojitet të blihet nga jashtë një sasi shumë e madhe e energjisë elektrike për t’u përballuar komplet kërkesa, pasi prodhimi vendor nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Sa më e ulët kërkesa, aq më pak është e nevojshme të importohet energjia elektrike. Blerja me këto çmime është shumë e vështirë dhe e papërballueshme për ekonominë vendore.

Si të ulet kjo kërkesë? Evitojeni ngrohjen me rrymë, mos i ndizni dritat pa nevojë, përdorini makinat për larje pas orës 23:00 në sezonin e verës dhe pas orës 22:00 në sezonin e dimrit, sikurse lëshojeni bojlerin sipas nevojës.

Apel për kursim sa më të madh të energjisë elektrike po bën bota mbarë, meqë të gjithë do të përballemi shpejt me një krizë të tillë, të paparë ndonjëherë. Vendet që kanë praktikuar efiçiencën e energjisë përgjatë viteve të fundit, tashmë kanë kosto më të ulëta për konsumatorë, por edhe furnizim stabil. Megjithatë, apeli për të vepruar shpejt në efiçiencën e energjisë kurrë nuk ka qenë më i duhur sesa sot.

Ky apel është qëllim, e qëllimi duhet të përkthehet në praktikë.

Të kursejmë bashkë, sepse vetëm kështu sistemi ynë elektroenergjetik nuk vihet në vështirësi serioze funksionimi. Shprehi të vogla, por me ndikim të madh! Vetëm duke kursyer mund t’ia dalim bashkë mbanë! /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?