Konfiskimi i 400 kg kokainë, paraburgim për dy të dyshuarit që u arrestuan dje

Konfiskimi i 400 kg kokainë, paraburgim për dy të dyshuarit që u arrestuan dje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit  kundër të pandehurve H.SH dhe N.M, të cilët u arrestuan të premten, pas hetimeve të kryera lidhur me rastin e konfiskimit të 400 kg kokainë, në Lipjan në maj të vitit të kaluar. Sipas njoftimit të gjykatës, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pengimi i […]

Sipas njoftimit të gjykatës, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Frikësim gjatë procedurës penale në bashkëkryerje”, ndërsa kundër të pandehurit H.SH edhe për veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.SH dhe N.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç,  të pandehurve H.SH dhe N.M, masa e paraburgimit iu është caktuar në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2,  pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, në maj të vitit të kaluar, shtatë persona janë arrestuar pasi drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotikë në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg.

Aksioni për kapjen ishte realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë.

Kokaina, e cila u kap në oborrin e një kompanie private, kishte qenë e kamufluar në paketim të mishit të pulës në kamionin i cili po e barte atë.Reklama

Aktualisht, për rastin e njëjtë, në paraburgim janë duke qëndruar edhe katër persona të tjerë. Deri më tani, Prokuroria Speciale nuk ka ngritur asnjë aktakuzë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?