Këshilli i Prindërve letër Osmanit, Kurtit, Konjufcës dhe Jasharajt: Bëni diçka deri më 1 tetor se po na humb durimi

Këshilli i Prindërve letër Osmanit, Kurtit, Konjufcës dhe Jasharajt: Bëni diçka deri më 1 tetor se po na humb durimi

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës iu është drejtuar me një letër të përbashkët presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryesisë së SBAShK-ut, të cilëve iu është kërkuar që urgjentisht të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që nxënësit të fillojnë mësimin. “Ne si Kryesi e Këshillit të Prindërve të Kosovës, […]

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës iu është drejtuar me një letër të përbashkët presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryesisë së SBAShK-ut, të cilëve iu është kërkuar që urgjentisht të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që nxënësit të fillojnë mësimin.

“Ne si Kryesi e Këshillit të Prindërve të Kosovës, duke parë se gjendja me grevën në shkollat tona tanimë e ka humbur çdo arsye, ju drejtohemi me kërkesën që të lëvizni urgjentisht në mënyrë që nxënësit të kthehen në bankat shkollore!”, thuhet në letër, transmeton Klankosova.tv.

“Ne si prindër, shumë herë jemi ndier të pafuqishëm dhe të zhgënjyer me gjendjen e krijuar. Deri më sot nuk i kemi drejtuar gishtin askujt për t’i kërkuar përgjegjësi për veprimet që po ndodhin në arsim. Sot, konsiderojmë se jemi sfiduar qenësisht dhe gjendja me të cilën po përballemi nuk ka më asnjë kuptim, sepse prindërit kanë filluar ta humbin durimin”.

Tutje në letër, Këshilli i Prindërve paralajmëroi se nëse deri më 1 tetor nuk arrihet një marrëveshje mes Qeverisë dhe SBAShK-ut, do të organizohet protestë.

“Nëse deri të shtunën, me datë 1 tetor nuk gjendet zgjidhja, atëherë prindërit do të jenë të detyruar që të shprehin indinjatën e tyre përmes protestës!”, deklarohet në letër.

“Ju ftojmë edhe një herë që të adresoni kërkesën tonë me prioritet të lartë!”, përfundoi Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?