Jasharaj: Albin Kurti dhe Qeveria e tij po dëshirojnë që greva të zgjasë

Jasharaj: Albin Kurti dhe Qeveria e tij po dëshirojnë që greva të zgjasë

Greva në arsim ka hyrë në javën e pestë, ani pse Këshilli i Prindërve dhe përfaqësues të shumë institucioneve kanë bërë thirrje për ndërprerje të saj. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut. Kështu deklaron kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai […]

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.

Greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut. Kështu deklaron kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai tha se nga Qeveria varet se kur do të përfundoj greva.

“98.5% të institucioneve nga çerdhet e deri në universitet dhe administratat janë në grevë. Ne kemi pritur se shtune-diele Qeveria nuk do të ketë pushim, por do t’i ketë të rezervuara për arsimin që të takohemi dhe të bisedojmë për ndonjë ofertë për të tejkaluar këtë situatë por nuk ndodhi. Krejt çka do të ndodhë dhe kur do të përfundojë greva varet krejt nga Qeveria ‘Kurti’ kur të vendosë t’i realizojë kërkesat tona dhe greva vazhdon deri atëherë”, tha ai.

I pari i SBASHK-ut tha se Kurti dhe Qeveria po dëshirojnë që greva e arsimit të zgjasë.

“Kurti pa asnjë argument doli dhe deklaroi se SBASHK-u është me ata e këta, mbase grevistët kanë pritur ndonjë lajm pozitiv dhe këtë nuk e bëri, por Kurti dhe Qeveria po dëshirojnë që kjo grevë të zgjasë pasi nga deklaratat e tij nuk mund të mendosh pozitivisht”, u shpreh Jasharaj.

Ndryshe, Këshilli i Prindërve i Shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, sot ka protestuar, në shenjë pakënaqësie ndaj mosmbajtjes së procesit mësimor. Kërkesë e SBASHK-ut, është edhe ndarja e 100 eurove në muaj shtesë për mësimdhënësit, deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?