INPO zbulon skemën e mashtrimit në një tender në Komunën e Podujevës, fton Prokurorinë për hetim

INPO zbulon skemën e mashtrimit në një tender në Komunën e Podujevës, fton Prokurorinë për hetim

OJQ, Iniciativa për Progres -INPO shpreh shqetësimin lidhur me keqpërdorimin e parasë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit nga Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me operatorët ekonomik. Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO është duke monitoruar aktivitetin e prokurimit me titull: “Asfaltimi i disa rrugëve në fshatrat Orllan-Brainë-Turuqicë-Herticë-Barainë”, me numër të prokurimit 615-22-4693-5-2-1 […]

Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO është duke monitoruar aktivitetin e prokurimit me titull: “Asfaltimi i disa rrugëve në fshatrat Orllan-Brainë-Turuqicë-Herticë-Barainë”, me numër të prokurimit 615-22-4693-5-2-1 dhe vlerë të parashikuar 120,000 euro, të udhëhequr nga Komuna e Podujevës.

Për këtë aktivitet të prokurimit kanë ofertuar gjithsej pesë operator ekonomik. Sipas procesverbalit të hapjes së tenderëve Grupi i Operatorëve Ekonomik “Quality Asphalt & Ëorld Medium”, me vlerë të ofertës prej 101,730.96 euro, ishte oferta më e lirë. Ndërkaq, fitues i kontratës është shpallur “Rahovica Comerce”, me vlerë të ofertës prej 106,478.30 euro, respektivisht, rreth 5 mijë euro më shtrenjtë se oferta parë më e lirë.

Gjetjet e INPO-s, tregojnë se komisioni për vlerësimin e tenderëve kishte konstatuar se ky Grup i OE-ve “Quality Asphalt & Ëorld Medium” është i papërgjegjshëm pasi që nuk e plotëson kërkesën e dosjes së tenderit për kapacitet teknik dhe profesional, respektivisht nuk e plotëson kërkesën për “një Menaxher të projektit – inxhinier i diplomuar ose master i ndërtimtarisë” pasi që sipas këtij komisioni “Menaxheri i emëruar për këtë aktivitet është i punësuar edhe në një kompani tjetër me orar të plotë”.

INPO ka kërkuar qasje në ofertat e të dy ofertuesve respektiv, dhe pas analizimit të tyre vlerëson se vendimi i komisionit ka qenë krejtësisht i pabazuar në ligj dhe i dëmshëm për institucionin e komunës. INPO ka gjetur se Grupi i OE-ve “Quality Asphalt & Ëorld Medium” me të gjithë menaxherët e propozuar sipas kërkesave të dosjes së tenderit, ka lidhur parakontrata të vërtetuara me akt noterial. Andaj, arsyetimi i vendimit për eliminimin e Grupit të OE-ve “Quality Asphalt & Ëorld Medium”, është i padrejtë dhe paragjykues, rrjedhimisht i kundërligjshëm. Ligji për Prokurim Publik dhe Rregullat e prokurimit nuk e obligojnë operatorin ekonomik që të ketë stafin apo pozitat profesionale të punësuar paraprakisht, por kërkon që OE t’i ofrojë dëshmi të mjaftueshme autoritetit kontraktues se të gjitha kërkesat për kapacitet teknik dhe profesional i përmbush dhe i ofron në shërbim sipas termave të kontratës.

Rrjedhimisht, ky arsyetim sipas vlerësimeve të INPO-s, ka për qëllim manipulimin me procedura të prokurimit dhe favorizimin e OE-ve të caktuar.

Tutje, INPO ka gjetur se pronari i kompanisë “Quality Asphalt” i cili ishte lider i Grupit të OE-ve i shpallur i papërgjegjshëm për kontratë dhe pronari i kompanisë “Rahovica Comerce”, e cila është shpërblyer me kontratë janë vëllezër. Rrjedhimisht, INPO me arsye dyshon se kjo është një skemë e planifikuar dhe e koordinuar në mes të OE-ve dhe Autoritetit Kontraktues. Këtë  e argumenton edhe fakti se kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues, Grupi i OE-ve “Quality Asphalt & Ëorld Medium”, nuk kishte parashtruar fare kërkesë për rishqyrtim apo ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Andaj, INPO kërkon nga Kryetari i Komunës së Podujevës marrjen e masave të menjëhershme administrative dhe disiplinore brenda përgjegjësive të tij ligjore kundrejt Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit dhe anëtarëve të komisionit për vlerësimin e tenderëve, si dhe të sigurohet se Komuna e Podujevës zbaton me përpikëri ligjin dhe rregullat e prokurimit dhe lufton skemat e manipulimeve që dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe trajtimin e barabartë të OE-ve në procedura të prokurimit.

INPO fton organet zbatuese të ligjit që të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore kundrejt keqpërdorimit të detyrës zyrtare, keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurimin publik të argumentuar në këtë reagim. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?