I doli fotografia me snajperistin që dyshohej se planifikoi atentat ndaj Kurtit, reagon Selmanaj

I doli fotografia me snajperistin që dyshohej se planifikoi atentat ndaj Kurtit, reagon Selmanaj

Deputetit të LDK’së, Driton Selmanaj i doli një fotografi me snajperistin Prekë Kodra, që dyshohej për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ndaj këtij publikimi ka reaguar vetë deputeti i Kuvendit të Kosovës. Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se si ka ardh takimi i tij me snajperistin, për të cilin thotë […]

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se si ka ardh takimi i tij me snajperistin, për të cilin thotë se ishte takim i rastësishëm. Ai thotë se nuk u takua më asnjëherë me të.

“Para pak orësh e kuptova që në mediet e Shqipërisë po qarkullon një fotografi ku unë ndodhem me një tavolinë me personin që ditëve të fundit është bërë lajm për planifikim atentatesh në Kosovë. Po e ndjej të nevojshme ta sqaroj në detaje gjithë ngjarjen se si kam qëlluar unë në atë tavolinë.

Ka qenë fundi i vitit 2020, unë isha rrugës në relacionin Prishtinë – Prizren dhe më merr në telefon Beg Salihi (mik i familjes sonë / vllau i gruas së djalit të axhës tim), ku më thotë që nëse ke pak kohë eja ta pijmë nga një kafe se i kam ca miq nga Shkodra. Unë për respekt për mysafirët nga Shqipëria ndalem në një restoran në fshatin Korishë të Prizrenit. Aty kanë qenë dy mysafir nga Shkodra, miku i familjes sime dhe disa të afërm të mikut tim”, tha Selmanaj.

Madje Selmanaj thotë se nuk ia ka ditur as emrin dhe çdo shpjegim, apo interpretim tjetër edhe gabim dhe gënjeshtër.

Deputeti i LDK’së thotë se rastet e tilla, janë rrisku që duhet të paguash kur je person publik.

“Në restoran kemi qëndruar përafërsisht mbi 1 orë dhe nga ajo ditë personin në fjalë nuk e kam takuar kurrë. Pra kjo ka qenë hera e parë dhe fundit që e kam takuar dhe as atëherë dhe as sot emrin nuk ja kam ditur. Kjo ka qenë e gjitha! Çdo shpjegim apo intepretim tjetër është GABIM dhe GËNJESHTËR.

Fatmirësisht apo fatkeqësisht ne si deputet apo persona publik, jo rrallë herë na bjen të takohemi me shumë njerëz dhe asnjëherë para apo gjatë takimit me ta, ne nuk ua kërkojmë biografitë apo CV- të e tyre. Me gjasë ky është rrisku që duhesh ta paguash kur je person publik”, tha ai.

Kjo është fotografia që u publikua: 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?