I dënuar për sulm seksual: Dyshohet se ish-ministri Numan Baliq ka ikur nga Kosova

I dënuar për sulm seksual: Dyshohet se ish-ministri Numan Baliq ka ikur nga Kosova

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, i dënuar me burgim për veprën penale të sulmit seksual nuk po e vuan dënimin. Baliq ia ka mbathur nga Kosova për të evituar dënimin që Gjykata e Apelit ia uli nga dy vite burgim në një vit burgim, në nëntor të vitit të kaluar. Ky ish-profesionist shëndetësor, i cili […]

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, i dënuar me burgim për veprën penale të sulmit seksual nuk po e vuan dënimin.

Baliq ia ka mbathur nga Kosova për të evituar dënimin që Gjykata e Apelit ia uli nga dy vite burgim në një vit burgim, në nëntor të vitit të kaluar.

Ky ish-profesionist shëndetësor, i cili jo vetëm që ka kryer veprën penale të sulmit seksual, po arrin të ikë nga vuajtja e dënimit.

Burimet e Sinjali kanë bërë me dije se Baliq dyshohet se tashmë është vendosur në shtetin e Bosnjë Hercegovinës, ku pritet të ushtrojë profesionin e mjekut.

Baliq është dënuar nën akuzat se më 12 gusht 2020, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e nxit të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj.

Pas arrestimit, ai ka qëndruar në paraburgim, periudhë kjo e vetme që ai kaloi si i paraburgosur. Kjo është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi, tha se në bazë të të dhënave të ShKK-së evidentohet se Baliq ka qenë i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ku i njëjti është pranuar me datën 13.08.2020, ndërsa i është ndërprerë paraburgimi dhe është liruar me datën 06.10.2020.

Në anën tjetër, Sinjali ende s’ka pranuar përgjigje nga Gjykata Themelore e Pejës përkundër insistimit për të marrë informacione lidhur me mos ekzekutimin e vendimit apo urdhëresës për paraqitje në vuajtje të dënimit.

Kujtojmë se Numan Baliq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 13 gusht të vitit 2020.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?