Humolli i VV’së pas sjelljes së Dimal Bashës ndaj Jasharajt: Kjo Qeveri është duke na shti në konflikt me krejt

Humolli i VV’së pas sjelljes së Dimal Bashës ndaj Jasharajt: Kjo Qeveri është duke na shti në konflikt me krejt

Që nga 25 gushti, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës bashkë me Bashkimin e Sindikatave te Pavarura kanë hyrë në grevë. Pikërisht kjo çështje, është diskutuar sot në Komisionin për Arsim, pjesë e të cilit diskutim ka qenë edhe SBASHK-u. Gjatë debatit, deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka treguar qasje arrogante […]

Që nga 25 gushti, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës bashkë me Bashkimin e Sindikatave te Pavarura kanë hyrë në grevë.

Pikërisht kjo çështje, është diskutuar sot në Komisionin për Arsim, pjesë e të cilit diskutim ka qenë edhe SBASHK-u.

Gjatë debatit, deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka treguar qasje arrogante ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke e ngritur edhe zërin ndaj këtij të fundit.

Rreth qasjes së Bashës dhe qasjes së qeverisë ndaj grevës në arsim, ka folur deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli.

Humolli ka thënë se, kjo sjellje me arrogancë është e dëmshme dhe se nuk ka të bëjë me natyrën dhe kulturën shqiptare.

Ai ka shtuar po ashtu se punëtorët e arsimit kanë plotësisht të drejtë.

“Kam refuzuar që të jam pjesë e çdo komisioni për miqësi me shtetet e jashtme në qoftë se ne nuk ndërtojmë raporte dhe miqësi mes vete. Edhe kjo sjellje me arrogancë mes veti është shumë e dëmshme dhe nuk ka të bëjë me natyrën edhe kulturën shqiptare. Për punëtorët e arsimit, kjo është jo korrekte. Punëtorët e arsimit kanë të drejtë plotësisht”, ka thënë ndër tjerash ai për Lajmi.net.

Tutje deputeti i VV-së, ka shtuar se qeveria sipas tij, është e shkëputur prej realitetit objektiv dhe se qeveria ka krijuar konflikt me të gjitha grupet shoqërore, si mjekët, veteranët e luftës dhe punëtorët e arsimit.

“Qeveria është e shkëputën prej realitetit objektiv që është në Kosovë për gjithçka. Edhe për ata kam kërku që duhet më reflektu qeveria. Kjo deri tani, qeveria është duke na shti në konflikt me tana grupet shoqërore, na ka shti në konflikt me mjekë, na ka shti në konflikt me punëtorët e arsimit, me veteranët e luftës. Tash nuk e di se si do të reflektojë, por për momentin qeveria është e shkëputën prej realitetit objektiv se çfarë ndodhë në Kosovë”, ka shtuar Humolli.

Më tej, ai ka deklaruar se në kushte normale, sipas tij, Ministri i Financave, Hekuran Murati do duhej të shkarkohej.

“Është një sjellje burokrate me njerëz, me ministra, që në kushte normale Ministri i Financave ish dashtë me dhanë dorëheqje derisa janë humb 160 milionë euro. Dhe ai sillet me një komoditet pa dhanë kurrfarë llogarie. Kur dihet që të gjitha shtetet në këtë kohë krizë kanë marrë masa që më rujt financën, më i rujt asetet shtetërore, këtu tek ne i qesin parët e Trustit jashtë, dhe jepen sikur nuk kanë përgjegjësi”, ka përfunduar Humolli.

Ndryshe, sot në Komisionin për Arsim raportoi kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me anëtarë tjerë të sindikatës.

Kjo mbledhje u ndal në gjysmë pasi deputeti i VV-së, Dimal Basha, vazhdoi debatin me një qasje arrogante ndaj Jasharajt, të cilin e akuzoi për agjendë politike dhe qëllime jo të pastërta.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?