Haradinaj: Pse nuk u përzgjedh Ukshin Hoti për intervistë në burg, po Kurti

Haradinaj: Pse nuk u përzgjedh Ukshin Hoti për intervistë në burg, po Kurti

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk përgjigjet se “pse ka qenë i privilegjuar gjatë qëndrimit në burg në Serbi”, duhet të krijohet një komision hetimor parlamentar. “Pse nuk u përzgjedh Ukshin Hoti ose të tjerët. Pse është përzgjedhur Kurti për të dhënë […]

“Pse nuk u përzgjedh Ukshin Hoti ose të tjerët. Pse është përzgjedhur Kurti për të dhënë intervistë?”, ka pyetur Haradinaj.

“Ne po e bëjmë një pyetje legjitime, këtë përgjigje duhet ta marrim nga zotëri Kurti”, ka theksuar Haradinaj gjatë një interviste në ATV.

Por, ai ka shtuar se “do të insistojmë në përgjigjen e kryeministrit, jo të këshilltarëve të tij”.

Para disa ditësh, edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se Kurti ishte trajtuar mirë në kohën sa kishte qenë në burg në Serbi.

“Nuk ka qenë trajtimi i njëjtë nëpër burgjet e Serbisë. Disa e kanë pësuar keq, disa madje nuk janë gjallë fare, Kurtit i priti fati që edhe nga atje të japë intervistë”, ka theksuar kreu i AAK-së.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj ka shprehur dyshime për të kaluarën e Kurtit.

Haradinaj gjatë një seance në Kuvend vitin e kaluar, e pati pyetur Kurtin se “a je i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë kohës që je mbajt në burg, pra a ka diçka Serbia mbi ty që po të mbanë peng sot e kësaj dite?”.

“Qarkullojnë gjatë këto”, i ka thënë Haradinaj Kurtit, prandaj i ka kërkuar përgjigje, duke vazhduar me një tjetër pyetje, të natyrës së njëjtë.

“A është në rrezik Kosova prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe, apo nga çlirimtarët që janë detyruar të mbajnë pushkën në dorë të luftojnë për lirinë e vendit?”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?