Greva vazhdon, SBASHK’u refuzon propozimin e deputetit Ardian Gola

Greva vazhdon, SBASHK’u refuzon propozimin e deputetit Ardian Gola

Për grevë në arsim deri më tani janë mbajtur takime të shumta, një ndër to është mbajtur këtë të premte. Ky takim është mbajtur mes anëtarësisë së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës (SBAShK) dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola. Propozimi i Golës që greva të ndërpritet nuk është pranuar nga […]

Ky takim është mbajtur mes anëtarësisë së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës (SBAShK) dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola.

Propozimi i Golës që greva të ndërpritet nuk është pranuar nga anëtarësia e SBAShK-ut. Në këtë propozim përfshihej dhe diskutimi për mosvënien e notave, si formë presioni sindikal ndaj qeverisë.

Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka thënë se 663 shoqata kanë qenë kundër këtij propozimi, 39 e kanë pranuar, ndërsa 35 të tjera nuk janë deklaruar.

“Ka qenë një takim me kryetarët e sindikatave komunale bashkë me kryetarin e Komisionit për Arsim, Ardian Golën dhe disa nga anëtarët e Komisionit. Është diskutuar për propozimin e deputetit Gola dhe rezultati ka dëshmuar që një numër i madh prej 663 shoqatash e kanë refuzuar, 39 shoqata e kanë pranuar, ndërsa nuk janë deklaruar edhe 35 shoqata dhe një komunë nuk e kemi pasur rezultatin sepse kryetari ka pasur pengesa me internet dhe nuk ka mundur të kyçet”, deklaroi Ymeri për Dukagjinin.

Sekretari i SBAShK-ut ka shtuar se arsyetimi i shoqatave për refuzimin e propozimit të Golës është se kur të përfundon greva nuk është etike që nxënësit të mos notohen.

Ymeri ka rrëfyer se në takimin virtual i kanë lutur deputetët që të vazhdojnë angazhimin për gjetjen e një zgjidhje për fillimin e procesit mësimor.

“E vlerësuam që ky takim ka qenë frymë e afrimit me Komisionin për Arsim dhe shpresojmë që deputetët në të ardhmen të bëjnë përpjekje përsëri për ta gjetur një zgjidhje”, ka thënë tutje Ymeri.

Në vazhdën e diskutimeve në Komisionin e Arsimit, kryetari i Komisionit të Arsimit, Ardian Gola nga radhët e VV-së, ka propozuar që të ndryshohet forma e grevimit.

Propozimet e Golës ishin që fëmijët të kthehen në shkollë derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare dhe të mos vendosen notat për nxënësit si formë e presionit sindikal.

Propozimet e tij kanë mbetur që të shqyrtohen nga anëtarësia e SBAShK-u.

“Derisa të bëhet një zgjidhje përfundimtare, fëmijët të kthehen në shkollë, të mos vendosen notat dhe jam shumë i sigurt që gjatë ditëve do të gjendet një zgjidhje”, ka deklaruar ai.

Gola ka thënë se presioni sindikal të bëhet ndërmjet mosvendosjes së notave, por fëmijet e mësimdhënësit të kthehen në shkolla.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?