Grenell e pyet Vuçiqin për Kosovën dhe dialogun: Një kompromis është shumë më i mirë se armët dhe bombat

Grenell e pyet Vuçiqin për Kosovën dhe dialogun: Një kompromis është shumë më i mirë se armët dhe bombat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për televizionin amerikan ‘Newsmax’ se beson se situata e disa javëve më parë është qetësuar me sukses, por se duhet bërë më shumë përpjekje për zgjidhjen e situatës dhe gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme në dialogun me Kosovën. Ai është pyetur nga ish i dërguari i posaçëm amerikan […]

Ai është pyetur nga ish i dërguari i posaçëm amerikan për dialog, Richard Grenell, nëse Kosova ka thënë për bisedën se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje e pranueshme.

“Mendoj se e kemi deeskaluar me sukses krizën në Kosovë, por do të duhet të punojmë më shumë për të gjetur një zgjidhje afatgjatë. Nuk do të kërkojmë fajtorin, por një kompromis është shumë më i mirë se armët dhe bombat, të cilat ne po shohim sot”, tha Vuçiq.

Kur u pyet për marrëdhëniet me Rusinë, ai përsëriti se Serbia ka marrëdhënie tradicionalisht të mira me Rusinë dhe Ukrainën, se ajo respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo vendi në botë.

“Ne po shikojmë se si të diversifikojmë furnizimin tonë me energji. Ne po ndërtojmë ndërlidhës në kufijtë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ju pyetët, zoti Grenell, se ne e kuptojmë se si lidhjet ekonomike janë më të rëndësishmet në rajonin tonë. Rindërtimi i rrjeti i infrastrukturës. Shohim që shkëmbimi tregtar ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së sot është më i madh se kurrë, madje 1.2 miliardë”, tha Vuçiq dhe kujtoi 140 vitet e lidhjeve miqësore midis SHBA-së dhe Serbisë.

I pyetur nëse Putin po bën bllof duke filluar mobilizimin, Vuçiq deklaroi se ai nuk është analist politik. “Ne shpresojmë se paqja do të mbizotërojë dhe se të gjithë do të bëjnë gjithçka për të arritur një kompromis. Kjo është më mirë sesa të presësh humbjen e dikujt. Unë kam folur shumë herë me Putinin dhe nuk besoj se ai po bën bllof. Kjo është e gjitha që mund të thuhet”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?