Furtuna tropikale Ian forcohet ndërsa lëviz drejt Kubës dhe Floridas

Autoritetet dhe banorët në Florida po ndjekin me vëmendje furtunën tropikale Ian ndërsa lëviz të dielën në mënyrë kërcënuese përmes Karaibeve dhe ka gjasa të shndërrohet në një uragan të fuqishëm gjatë rrugëtimit drejt Amerikës. Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë shtetin dhe u ka bërë thirrje banorëve […]

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë shtetin dhe u ka bërë thirrje banorëve të përgatiten për furtunën që do të përfshijë pjesë të mëdha të këtij shteti duke sjellë reshje të dendura, erëra të forta dhe rritje të nivelit të detit.

Ai tha se parashikuesit e motit nuk janë ende të sigurtë se ku do të godasë tokën furtuna Ian, ndërsa modelet që përdoren për të projektuar lëvizjen tregojnë se mund të mbërrijë në bregun perëndimor të Floridas.

“Do të vazhdojmë të vëzhgojmë trajektoren e kësaj stuhie, por është me të vërtetë e rëndësishme të theksojmë shkallën e pasigurisë që ende ekziston”, tha guvernatori DeSantis në një konferencë shtypi të dielën, duke paralajmëruar se “edhe nëse nuk gjendeni domosdoshmërisht në epiqendër të trajektores së stuhisë, do të ketë pasoja mjaft të gjera në të gjithë shtetin”.

Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se, stuhia tropikale pritet që të rrisë intensitetin të dielën vonë ose mëngjesin e së hënës dhe përfundimisht të bëhet një uragan i fuqishëm përpara se të arrijë në Kubën perëndimore. /VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?