Frajeri i ri i Dua Lipës peshon 100 milionë dollarë: Kosovarët nisin shakatë – ia përmendin tokën në Bërnicë

Frajeri i ri i Dua Lipës peshon 100 milionë dollarë: Kosovarët nisin shakatë – ia përmendin tokën në Bërnicë

Derisa vajza jonë, e famshmja Dua Lipa, është në top lajmet botërore për lidhjen e re me – të njohur më shumë si komedianin –  Trever Noah, pasuria e të cilit kap shumën 100 milionë dollarë, në rrjete sociale kjo lidhje po komentohet në forma të ndryshme. Kjo, sepse në ditën kur veç u mor […]

Derisa vajza jonë, e famshmja Dua Lipa, është në top lajmet botërore për lidhjen e re me – të njohur më shumë si komedianin –  Trever Noah, pasuria e të cilit kap shumën 100 milionë dollarë, në rrjete sociale kjo lidhje po komentohet në forma të ndryshme.

Kjo, sepse në ditën kur veç u mor vesh lajmi për lidhjen e tyre, Noah bëri të ditur se do ta lë shoun e njohur amerikan ‘Daily Shoë’.

E për këtë, kanë filluar edhe shaka në rrjete sociale, duke iu referuar edhe sagës së mundimshme të familjes Lipa, për ta marrë tokën që dëshironte për ‘Sunny Hill’ në Bërnicë e që për këtë vit, nuk iu bë çarja kësaj pune.

Një shaka që na pëlqeu, është ajo e Agon Maliqit, i cili shkruan:

“Trevor Noah e la Daily Shoë masi ia shtini lapsin vleres se tokave ne Bernice”.

Edhe gazetari Berat Buzhala, po e komenton këtë lidhje me një seri statusesh në Facebook, e njërin më poshtë, po e sjellim kështu:

Pasuria e Trevor Noah eshte 100 milion dollar. Te hyra vjetore 16 milion dollar. I ka ne kame do Nike qe kushtojne rreth 100 dollar.

Me Nike te 100 dollareve as kusherite e mi prej Çabiqit nuk livritin prej shpise, se tuten mos po koriten ne sheher, le mo keta yjet e tv’ve. Ky ka dale ne date me Dua Lipen qishtu.  Huh.

Dashuria është në ajër: Si u zbulua lidhja Dua – Trever?

Mediumet prestigjioze botërore, shkruajnë për njeriun e ri në jetën e Dua Lipës, zotëri Trever Noah.

Dailymail, publikoi fotografi ekskluzive dje, ku dyshja shihehin teksa shkëmbenin puthje.

Dyshës iu dolën edhe pamjet duke darkuar në një restorant xhamaikan ku pas saj, pasuan puthjet në rrugë.

Është ende e paqartë se ku u njohën dyshja, 27 vjeçarja Dua Lipa dhe Trever Noah, 38 vjeçari, por kjo vjen vetëm një vit pas Dua Lipa u nda me vëllain më të ri të motrave Hadid, Anwarin.

Trever Noah, është komedian, shkrimtar, producent dhe komentator politik. Ai është i njohur si autor i ‘The Daily Shoë’ një emision satirik amerikan.

Për Daily Shoë, Noah bëri të ditur se nuk do ta vazhdojë më programin duke e përshkruar si ‘një udhëtim jashtëzakonisht të këndshëm’ në jetën e tij.

Sipas Celebrity Netëorth, pasuria e zotit Trevor Noah në vitin 2022, ka arritur shifrën prej 100 milionë dollarësh./Periskopi

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya