Erdogan kërcënon Greqinë: Nuk duam që deti Egje të lahet në gjak

Erdogan kërcënon Greqinë: Nuk duam që deti Egje të lahet në gjak

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër Greqinë për trajtimin që po u bën refugjatëve në Mesdhe. “Ne nuk e pranojmë që Deti Egje dhe ai Mesdhe janë të larë në gjak, lot apo armiqësi”, ka thënë Erdogan të martën, sipas zyrës së tij. “Ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemrat tona”, ka […]

“Ne nuk e pranojmë që Deti Egje dhe ai Mesdhe janë të larë në gjak, lot apo armiqësi”, ka thënë Erdogan të martën, sipas zyrës së tij.

“Ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemrat tona”, ka thënë ai.

Erdogan ka kritikuar edhe më herët Greqinë si i trajton migrantët, duke e akuzuar këtë shtet për armatosje të ishujve në lindje të Egjeut, duke shkelur traktatet ndërkombëtare.

“Armët e grumbulluara në zonën perëndimore dhe në ishuj nuk nënkuptojnë asgjë për ne, sepse fuqia dhe kapacitetet tona tejkalojnë ato”, ka thënë Erdogan sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, shkruan REL.

Erdogan ka thënë të hënën se Qeveria e tij do të mbrojë interesat shtetërore kundër Greqisë, me të gjitha mjetet që ka në dispozicion.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë disa herë se ka gatishmëri për të zhvilluar takime me Erdoganin.

Mirëpo presidenti turk ka refuzuar që të takojë përfaqësuesit grekë.

Lidhjet në mes të këtyre dy vendeve fqinje – njëherësh anëtare të NATO-s – janë të tensionuar së fundi.

Ankaraja beson se Greqia është duke shkelur Traktatin e Lozanës të vitit 1923 dhe Traktatin e Parisit të vitit 1947, duke armatosur ishujt.

Athina e arsyeton armatosjen duke përmendur kërcënimet nga Turqia dhe përmend të drejtën për vetëmbrojtje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?