Ndodh edhe kjo: Ekspertët e KEK-ut e riparuan gabimisht Bllokun B2, rreth gjysmë milioni euro humbje në ditë

Ndodh edhe kjo: Ekspertët e KEK-ut e riparuan gabimisht Bllokun B2, rreth gjysmë milioni euro humbje në ditë

Kapacitetet aktuale të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë nuk përmbushin nevojën e kërkesës për energji elektrike në baza tarifore. Andaj, për t’u përmbushur kërkesa e konsumit me energji elektrike paraqitet nevoja për eksport gjatë tarifës së ulët (në mesnatë) dhe import të madh të energjisë elektrike sidomos gjatë tarifës së lartë, në netët e […]

Për shkak të rritjes së madhe të çmimit të rrymës në tregun evropian, shteti do të koncentrohet vetëm në kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike në Kosovë -KEK.

Por, ekspertët e kësaj korporate po veprojnë më amatorizëm përballë kërcënimit të vështirë të furnizimit në këtë vit. Kjo ngase Blloku B2 i Termocentralit Kosova B, nuk është duke prodhuar më kapacitet të plotë, të paktën siç ka prodhuar vitin e kaluar, apo para pak muajve. Pas kthimit nga renovimi vjetorë, ky Bllok, siç ka mësuar Periskopi, është duke prodhuar fiks 199 MWh, dhe jo 250 MW ashtu siç ka prodhuar pak javë më parë.

“Kanë ndodhur disa gabime gjatë renovimit, dhe nuk e dimë nëse do të ndalet përsëri edhe njëherë për t’i rritur kapacitetet prodhuese siç kanë qenë”, ka thënë për Periskopin një burim i afërt me KEK-un.

Skënder Bucolli, zëdhënës në KEK nuk ka dashur të përgjigjet në interesimin e Periskopit lidhur më këtë çështje.

Nëse bëhet një krahasim më çmimet aktuale në treg, dhe humbjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë prej 50 MW në orë, del që Kosova po humbë rreth 500 mijë euro në ditë, ngase çmimi në berëz për 1 megavat është rreth 600 euro.

Sipas raporteve të Zyrës së Rregullatorit për Energji-ZRRE, fuqia e instaluar prodhuese në B2 është me një kapacitet pak mbi 300 MW, por ky prodhim është ulur që disa vite. Madje kur është lëshuar në punë në fillim të viteve 80- të, ky bllok ka prodhuar  rreth 340 MW. Nga ana tjetër, krahasuar më TC Kosova A, blloqet e Kosova B, janë disa vite më të reja.

Marrë parasysh importin shumë të shtrenjtë të rrymës, këtë vit Kosovës i duhet prodhim maksimal i rrymës si asnjëherë më parë.

Në vitin e kaluar prodhimi maksimal i prodhimit nga të gjitha njësitë ka shkuar deri në 890 MW në ditë. Sipas deklaratave të vazhdueshëm të KEDS-it, kërkesa për energji elektrike në vitin e kaluar ka shkuar deri në 1300 MWh në ditë, çka ka bërë se deficiti është mbuluar nga importi.

Aktualisht nga termokapacitetet elektroenergjetike të Kosovës janë në prodhim vetëm dy njësitë e termocentraleve Kosova B (B1 dhe B2), me rreth 500 -520 MWH dhe rreth 160-170 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës). Sipas zyrtarëve të KEK-ut, mungesat e energjisë elektrike për nevojat e konsumit të Kosovës janë duke u plotësuar në tërësi nga kthimi i huas nga Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë (KESH). /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?