​Rama për Albin Kurtin: Kemi një komunikim shumë të ëmbël

​Rama për Albin Kurtin: Kemi një komunikim shumë të ëmbël

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti janë absolutisht në një mendje që Serbia jo vetëm duhet ta njohë Kosovën, por edhe duhet t’i kërkojë falje. Në një intervistë televizive nga Nju Jorku, Rama foli për marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës, ndërsa shtoi se “me Kurtin nuk jemi […]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti janë absolutisht në një mendje që Serbia jo vetëm duhet ta njohë Kosovën, por edhe duhet t’i kërkojë falje.

Në një intervistë televizive nga Nju Jorku, Rama foli për marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës, ndërsa shtoi se “me Kurtin nuk jemi në një mendje se kur duhet të ndodh kjo”.

“Unë mendoj se njohja dhe kërkimi i faljes janë fundi i një procesi. Nuk fillon procesi me njohje dhe me kërkimin e faljes”, shtoi Rama.

Rama tha se raportet me Albin Kurtin janë fantastike.

“Kemi realisht një komunikim shumë të ëmbël, shumë miqësor. Komunikim i ëmbël do të thotë se flasim jashtëzakonisht shumë për tema të ndryshme, përballim opinione lidhur me filozofitë jo të njëjta politike. Komunikimi është realisht i ëmbël, vëllazëror, miqësor. Është ashtu si duhet të jetë, një raport shumë civil dhe miqësor. Nuk jemi të detyruar të biem dakord për të gjitha. Nuk jemi dakord për qasjen ndaj Serbisë, për mënyrën se si duhet të shkojmë te njohja dhe kërkimi i faljes, nuk jemi dakord për ‘Ballkanin e hapur’, por këto nuk na pengojnë të jemi dakord për shumëçka tjetër”, tha Rama.

Ai informoi se në datën 12 tetor ka marrë të drejtën që t’i drejtohet Këshillit të Europës me një fjalë.

“Çështja është shumë sensitive. Këshilli i Europës ka shkruar një faqe shumë të zymtë duke miratuar raportin e Dick Martin. Sot ai raport ka rënë totalisht. Do t’i drejtohem Këshillit duke u bazuar edhe te fakti se parlamenti i Shqipërisë me konsensus ka kaluar një rezolutë që hedh poshtë rezolutën e Dick Martin. Këshilli i Europës duhet të distancohet nga ai raport kriminal që i ka bërë shumë dëm Kosovës. Kjo është iniciativa jonë”, tha Rama.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?