Deputeti i VV-së godet Çimin – gazetarin e preferuar të Kurtit: “Ky i qimit”

Kryeministri Kurti ishte ironizuar për afërsinë me gazetarin shqiptar, Çim Peka, për shkak se pas një kohe të gjatë ku prisnim ta shihnim Kurtin në intervista, e patëm parë në emisionin e zotit Peka. Duke qenë se shumë gazetarë kosovarë, patën bërë publik faktin se po e ftonin kryeministrin Kurti në intervista e ky nuk […]

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, që iu lakua emri nga portali i gazetarit të preferuar të shefit të tij, Albin Kurti – zotit Çim Peka, ka reaguar ashpër ndaj këtij të fundit duke ia etiketuar një lajm si ‘të pavërtetë’ ose siç thotë Korenica, ‘shkarravinë’.

Mediumi në fjalë, që udhëhiqet nga z.Peka, ka lëshuar sot një lajm se një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Vetëvendosjes, pritet të largohen nga kjo parti, mes tyre edhe Visar Korenica.

“E lëshon një të pavërtetë (shkaravinë) një portal si ky i qimit (syri .tv) e disa mediat në Kosovë nuk hezitojnë me e shpërnda pa konfirmu vërtetësinë. Përse? Sepse nuk ka ligj për media, sepse nuk çmohet etika por shantazhi dhe mezi presin lajm prej kazani që flet keq për partinë në pushtet”, shkruan Korenica.

Shkrimi i plotë: 

Sipas raportimit të “Syri.net”, deputetët që priten ta braktisin subjektin më të madh politik në Kosovë janë: Eman Rrahmani, Labinota Demi-Murtezaj, Fjolla Ujkani, Fatmir Humolli, Haki Abazi, Visar Korenica, Fitim Uka, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Adriana Matoshi dhe Arjeta Fejza.

z.Humolli, nuk e ka mohuar ndërkohë një largim të mundshëm nga partia e Kurtit. /Periskopi 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?