Çifti i njohur heqin dorë nga divorci, ribashkohet sërish

Çifti i njohur heqin dorë nga divorci, ribashkohet sërish

Sylvester Stallone dhe gruaja e tij, Jennifer Flavin, kanë vendosur të ribashkohen, një muaj pasi ish-modelja paraqiti kërkesën për divorc. “Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre. Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur.”– sipas burimeve pranë çiftit. “Page Six” konfirmon se çifti e […]

“Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre. Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur.”– sipas burimeve pranë çiftit.

“Page Six” konfirmon se çifti e kanë tërhequr kërkesën për divorc dhe tashmë dyshja duket po i zgjidhin gjërat mes njëri- tjetrit.

U raportua gjithashtu se fotografia që Stallone, 76 vjeç, postoi me atë dhe Flavin, 54, të kapur për dore të hënën, ishte “në mënyrën e tij duke paralajmëruar për atë që po vinte”.

Ylli i “Rocky” dhe themeluesja e ‘Serious Skincare’ kanë rreth 25 vite martesë dhe kanë tre vajza: Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20 vjeç.

Flavin bëri kërkesë për divorc në gusht dhe u shfaq pa unazën e saj të martesës menjëherë pas kësaj. Më pas, Stallone u duk se ndërmori hapa të mëdha duke mbuluar dy tatuazhe që ai ia kishte dedikuar gruas së tij.

Qarkulluan më pas disa thashetheme se pse çifi shkoi drejt ndarjes. Burimet më parë pohuan se çifti pati një grindje të fortë për blerjen e qenit të ri të yllit të “Rambo”.

Ata pretenduan se mosmarrëveshja dyshohet se çoi më pas në “një argument jashtëzakonisht të fortë që solli çështje të tjera” në martesën e tyre.

Më vonë, Stallone i mohoi këto thashetheme, duke thënë për TMZ: “Ne nuk e përfunduam lidhjen me një argument kaq të parëndësishëm”.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya