Cfarë po ndodhë me projektligjin që i revoltoi veteranët, Klinaku ka një paralajmërin për Kurtin

Cfarë po ndodhë me projektligjin që i revoltoi veteranët, Klinaku ka një paralajmërin për Kurtin

Kanë kaluar më shumë se 4 muaj që kur projektligji për pagën minimale u miratua parimisht në Kuvendin e Kosovës. Ky projektligj nuk ka shkuar ende në Kuvend për miratim në lexim të dytë. Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se aktualisht projektligji nuk është as duke u shqyrtuar, ndërkohë që përfaqësuesi i veteranëve, Faton Klinaku, […]

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se do t’i bllokojnë dyert e institucioneve nëse projektligji për pagën minimale dërgohet i pandryshuar në Kuvendin e Kosovës për miratim në lexim të dytë.

Klinaku i tha Gazetës Express se nuk kanë informacione se kur planifikohet të dërgohet në Kuvend ky projektligj, por tha se do të protestojnë nëse në këtë projektligj nuk do të përfshihet rritja e pensionit të veteranëve.

“Qëndrojmë prapa vendimit se nëse e sjellin në Kuvend për lexim të dytë, neve do të na kenë në protesta”, tha ai. “Nëse e sjellin atë projektligj, do t’i bllokojmë dyert e institucioneve dhe kryeministri s’do të mund të hyjë në Qeveri e Kuvend”, shtoi Klinaku.

Ai tregoi se nuk kanë pasur më takime apo kontakte me kryeministrin ose me përfaqësues tjerë të Qeverisë.

“S’po du as me e taku kryeministrin. Nëse ai do që të jetë serioz, duhet ta tërheq atë projektligj”, tha Klinaku.

Më 14 qershor, Kuvendi i Kosovës e votoi në parim projektligjin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale, por nga i cili u lanë jashtë veteranët. Të indinjuar, veteranët protestuan ashpër para Kuvendit dhe Qeverisë, ndërsa u nevojit mobilizimi i Policisë për ta evituar ndonjë eskalim me pasoja.

Projektligji duhej të shqyrtohej nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme, dhe më pas ta paraqitej një raport me rekomandime.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, anëtar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, tha se në këtë komision për këtë projektligj që atëherë s’ka pasur “asnjë diskutim”.

“Projekligji është vonuar. Nga shqyrtimi i parë në Kuvend, më nuk ka pasur asnjë diskutim në komision”, tha Hoti.

Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe anëtari tjetër i këtij komisioni, Ferat Shala nga PDK.

Projektligji i miratuar parimisht parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht. Veteranët kërkojnë të përfshihen në këtë projektligj dhe që pensioni i tyre të arrijë në 250 euro, nga 170 sa i marrin aktualisht.

Deri në vitin 2017, ishte përcaktuar që pensioni i veteranëve të mos ishte më pak se paga minimale në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?