Buzhala paralajmëron një dimër të vështirë të furnizimit më rrymë: Çmimi mund të arrijë deri në 1000 euro për megavat

Buzhala paralajmëron një dimër të vështirë të furnizimit më rrymë: Çmimi mund të arrijë deri në 1000 euro për megavat

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se Kosova do të hyjë në një dimër të vështirë sa i përket energjisë elektrike. Buzhala tha se konsumi i energjisë gjatë javës së kaluar krahasuar me vitin e kaluar është rritur 10 për qind. “Fatkeqësisht është rritur me 10 për qind konsumi krahasuar me vitin e kaluar, […]

Buzhala tha se konsumi i energjisë gjatë javës së kaluar krahasuar me vitin e kaluar është rritur 10 për qind.

“Fatkeqësisht është rritur me 10 për qind konsumi krahasuar me vitin e kaluar, për javën e fundit. Është një paralajmërim se konsumi që e kemi pritur që do të bie, është rritur dhe kjo është mjaft shokuese kur dihet situata emergjente energjetike nëpër të cilën po kalojmë dhe kur dihet kriza energjetike evropiane, dhe ku dihet se komplet Evropa po hyn në një dimër të parashikueshëm”, ka thënë Buzhala në Info Magazinë, njofton Klankosova.tv .

Ai tha se parashikohet që çmimi i energjisë për këtë vit të arrijë në 1000 euro për megavat dhe një faturë mujore 150 milionë euro.

“Nëse shkojmë me konsumin e vitit të kaluar dhe me prodhimin vendor të vitit të kaluar dhe me çmimet e këtij viti, atëherë fatura mujore, çmimet e këtij viti që parashihen të jenë sipas prognozave deri në 1000 euro për megavat, po flasim për një faturë mujore vetëm për nga importi që mund të shkojë deri në 150 milionë euro”, ka shtuar ai.

Buzhala theksoi se momentalisht nuk ka kufizime të energjisë, por s’dihet si do të jetë gjendja orëve e muajve në vijim, pasi, siç tha ai, po flitet për një situatë mjaft të paparashikueshme.

“Qytetarët duhet ta dinë s’janë duke zgjedhur në mes të një shërbimi më të lirë dhe më të shtrenjtë, janë  duke zgjedhur të ngrohen me një pasiguri shumë të madhe, pasi nuk e dimë si do të jetë situata.. Janë situata të paparashikueshme, po hyjmë në një dimër shumë të vështirë”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?