Burimet amerikane: Ushtria ruse është përçarë pas avancimeve të Ukrainës

Ushtria ruse është përçarë ndaj asaj se si t’i kundërvihet avancimeve të papritura të Ukrainës në fushën e betejës këtë muaj, sipas shumë burimeve me njohuri të inteligjencës amerikane, teksa Moska është gjetur në defanzivë në lindje dhe në jug, shkruan CNN, përcjell Perikopi. Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke dhënë urdhëra drejtpërdrejt për gjeneralët […]
Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke dhënë urdhëra drejtpërdrejt për gjeneralët në fusha të betejës, thanë dy burime të inteligjencës amerikane dhe perëndimore- një taktikë shumë e pazakonshme për ushtrinë moderne, që këto burime thonë se struktura komanduese e dyjëzuar ka penguar luftën e Rusisë që nga fillimi.
Burimet e inteligjencës kanë kapur momente kur oficerët rusë kanë argumentuar dhe janë ankuar drejt të afërmve familjarë rreth vendimmarrjes që vie nga Moska, tha njëri prej burimeve për CNN.
Sipas burimeve të inteligjencës amerikane, në mesin e liderëve ushtarakë ka papajtueshmëri të theksuara edhe mbi strategjinë se ku të fokusohet përpjekja për të thyer linjat mbrojtëse.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se ajo po zhvendosë forcat e saj drejt Kharkiv në veri-lindje, ku Ukraina ka shënuar fitore të mëdha, por burimet amerikane dhe perëndimore thonë se shumica e trupave ruse mbesin ende në jug, rajon kur Ukraina gjithashtu ka kryer operacione ofanzive.
Deri më tani, Rusia iu është përgjigjur avancimeve të Ukrainës duke lansuar sulme kundër infrastrukturës civile, sulme që ShBA e cilëson si krejtësisht “hakmarrje”, tha një burim.
Urdhëri i mobilizimit nga Putin është domethënës sepse është pranim direkt se “operacioni special ushtarak” nuk është duke funksionuar dhe duhet të përshtatet, thanë analistët ushtarakë. /Periskopi/












